Në vazhdën e transmentimeve të ciklit “Me futbollistët delvinjot nëpër vite”, emision i mundësuar nga sarandalife.al dhe Bashkia Delvinë dhe në veçanti e Kryetares së Bashkisë znj. Mjlinda Qilimi, sot do t’ju prezantojmë dy ish futbollist të “Bistricës”, bab e bir, Spiro dhe Berti Xhimo.
Spirua e dashuronte futbollin që në fëmini. Rreth moshës 16 vjeç u bë pjestar i ekipit “Puna ” të Delvinës dhe zhvilloi një sërë ndeshje me ekipe të tjera të qytetit në rolin e një mbrojtsi të krahut të majtë dhe mesfushor. Ai së bashku me disa shok si Turabi Bajo, Dilaver Lato, Spiro Dino, Thoma Çavo për katër vite luanin me ekipin e “Luftëtari”t të Gjirokastrës. Turabi Bajo i bën një përshkrim shumë të bukur lojës së Spiros në fushën e lojës, po kaq të bukur flasin dhe tifozat delvinjot, nje pjesë e të cilëve nuk jetojn më.
Në ditën që kemi realizuar xhirimet për një dokumentar kushtuar Spiros N ekipi i “Bistricës” dhe ai kundërshtar në nderim të tij mbajtën një minutë heshtje.Mjaft emocionuese ishte kur tifozat delvinjot në korr përmëndnin emrin e Spiro Xhimos. Një futbollist tepër i talentuar ishte dhe djali i tij Robert(Berti) Xhimo, një mesfushor, teknik i fuqishëm dhe mjaft puntorë. Fillimet e ti i pati tek ekipi i “Bistricës”, më pas luajti me “Butrintin”. Për një kohë të gjatë Berti luajti me ekipin e “Luftëtarit të Gjirokastrës.Për më tepër ndiqni videon e përgatitur.