- Advertisement -
Me shumë tinguj dhe ngjyra nxënësit më të dalluar në mësime dhe veprimtari artistike e kulturore, nga shkollat e ciklit 9-vjeçar të Bashkisë së Sarandës, janë organizuar në një atmosfere të gëzueshme që sjellin përherë festat e fundvitit, ata performuan në një koncert të përbashkët me këngë, numra koreografikë dhe interpretime në instrumenta muzikorë. Kreu i Bashkisë Adrian Gurma i përshëndeti fëmijët, prindërit dhe mësuesit e pranishëm, për bashkimin e energjive të tyre të përditshme në procesin e shkollimit dhe kulturimit në nivele të admirueshme dhe i ka uruar ata për më shumë shëndet, gëzime dhe suksese në Vitin e Ri 2022.

