Nis procesi i legalizimit të banesave në fshatin Finiq. Kush përfiton…

- Advertisement -

Ka nisur më në fund procesi i legalizimit edhe në fshatin Finiq. Procesi është i ndarë në dy faza, fillimisht për ata persona që kanë bërë kërkesë për legalizim dhe në fazën e dytë përfitues do tē jenë personat jashtë vendit.


“Bashkia e Finiqit ka kënaqësinë të njoftojë se sot, e hënë, datë 20 dhjetor, fillon zyrtarisht Faza e Parë e legalizimit të banesave në fshatin e Finiqit. Përfitues janë fillimisht personat që kanë paraqitur tashmë kërkesë për legalizim dhe në fazën e dytë banesat ku përfituesit ndodhen jashtë vendit. Pas një maratone përpjekjesh disa vjeçare, vendimi përkatës është tashmë një arritje e rëndësishme që i hap rrugë kalvarit të gjatë të procesit të regjistrimit të pronave dhe banesave në këtë fshat. Ndërkohë për vitin në vijim bashkia do vijojë me procesin e azhornimit të tokave buqësore.
Kërkojmë nga banorët e mëposhtëm që të jenë pranë banesave të tyre për të lehtësuar procesin ndaj organeve kompetente”, bëhet publike në faqen e bashkisë.

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...