MENAXHIMI I INTEGRUAR I MBETJEVE: REALITET I RI NË SARANDË

- Advertisement -

 

Me një angazhim special për të njohur dhe ndryshuar realitetin e menaxhimit të mbetjeve urbane, Mirela Kumbaro, Ministrja e re e dikasterit të Turizmit dhe Mjedisit, e shoqëruar nga Kryebashkiaku Adrian Gurma, u ndal në Volloder, në Qendrën e Riciklimit në Burim të mbetjeve. Pasi u njoh nga kryetari Gurma me këtë investim në Bashkinë e Sarandës, të mbështetur edhe nga GIZ-i gjerman, si dhe me teknologjinë e metodologjinë që përdoret, zonja Kumbaro, ka vlerësuar pozitivisht punën e bërë në disa muaj, me impakt në një qytet të pastër edhe kur ai katërfishohet në popullsi për shkak të sezonit. Njëherësh, ajo tha se ka nevojë të promovohet kjo punë si burim përfitimi komunitar dhe për qeverisjen vendore dhe si një lehtësim i ngarkesës në landfillin e Bajkajt. “Ndarja që në burim- u shpreh zonja Kumbaro-i bën mirë edhe ekologjisë”. Në vështrimin e saj, pastrimi është prioritet kombëtar, që nuk arrihet me aksione, por me menaxhim të integruar të mbetjeve, pasi nuk është çështje lagjeje dhe fushate që bëhet kur fillon sezoni turistik. -Betejën, tha ajo, e kemi jo me mbetjet e ditës, por me ato të grumbulluara në vite dhe problemit të mbetjeve i duhet dhënë zgjidhje sot, pa pritur të nesërmen.
Pasi e ka parë situatën në vend, Ministrja Kumbaro ka vlerësuar se “Saranda është model i ndarjes së mbetjeve në burim dhe i riciklimit të tyre”. E për këtë ka komplimentuar Kryetarin Gurma.

Pas terrenit, Kumbaro dhe Gurma, kanë diskutuar më në detaj problematikat menaxheriale të mbetjeve urbane e inerte, në prani edhe të strukturave bashkiake që operojnë në këtë fushë. Ministrja Kumbaro tha se do të ofrohet mbështetje maksimale për bashkitë, që të menaxhojnë siç duhet situatën e mbetjeve gjatë gjithë vitit, përfshirë edhe subvencionim financiar nga qeveria në raste vështirësie. Por ajo vuri theksin për bashkërendim të punëve dhe tek kontrolli rigoroz për zbatimin e ligjit.

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...