ASHK Sarande, tashme me drejtues te ri….

- Advertisement -

Aida Demi, në profesion juriste, është tashmë drejtoresha e re e Agjensisë Shtetërore të Kadastrës në Sarandë. Ajo erdhi në këtë detyrë pas asaj të drejtoreshës së Zyrës Juridike në Bashkinë e Sarandës, detyrë kjo prej 3 vitesh e mbajtur prej saj. Aida Demi zëvendëson në këtë pozicion Andri Dhima, në profesion inxhinier, që mbante këtë detyrë prej muajit maj të këtij viti. Agjensia Shtetërore e Kadastrës në Sarandë është një prej institucioneve më të rëndësishme në këtë qytet, për shkak të numrit të lartë të aplikimeve për legalizim të objekteve, sipas kërkesave të qytetarëve që nuk janë të pakta, por edhe për regjistrimin e pasurive. Për një periudhë kohore prej rreth 3 vitesh në këtë post janë ndërruar katër drejtues.

 

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...