- Advertisement -
Shërbimi Teknik i Bashkisë Finiq, përgjegjëse për projektet e infrastrukturës dhe ndërtimit të rrugëve, realizuan punime për shtrimin e rrugës në Manastirin e Kostarit, ku u hodhën 36 metër kub beton në vazhdim të segmentit, që u realizua vitin e kaluar. Duke pasur synim që të kemi rrugë funksionale, të aksesueshme synojmë përmirësimin të kushteve të lëvizjes dhe qarkullimit të sigurt të qytetarëve dhe mjeteve të tyre drejt një destinacioni që ndodhen në listën e monumenteve të kulturës.


