Bashkia Sarandë: Nisi shitja e mbetjeve të riciklueshme

- Advertisement -

Për herë të parë bashkia Sarandë ka bërë shitjen e mbetjeve pas riciklimit të tyre në pikën e grumbullimit në Volloder. Sipas bashkisë shitja e 22 ton mbetjeve të riciklueshme është bërë përmes ankandit.

 

 


“Bashkia Sarandë ka realizuar për herë të parë shitjen përmes ankandit të rreth 22 ton mbetjeve të riciklueshme (20 ton karton dhe 2 ton plastikë). GIZ po mbështet Bashkinë Sarandë për të inkurajuar grumbullimin e mbetjeve në mënyrë të diferencuar, procesimin e tyre përmes impiantit të riciklimit të ndërtuar me fondet e qeverisë gjermane dhe përgatitjen në këtë mënyrë për tregun e shitjes.
Shitja e sasisë së parë të mbetjeve të diferencuara e shndërron Bashkinë Sarandë në bashkinë e parë në vend që zbaton një model pilot të menaxhimit të mbetjeve, bazuar në ekonominë qarkulluese”, bëhet publike përmes faqes së bashkisë Sarandë.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...