Hodhi inerte në det, Gjykata liron 42-vjecarin: “Ndalimi i paligjshëm”.

- Advertisement -

Gjykata e Sarandës ka liruar nga qelia tē hënën paradite, 42-vjecarin Xhelal Telo, biznesmen në fushën e makinerive të rënda, i cili ishte arrestuar si i dyshuar për hedhjen e një sasie inertesh në det. Gjyqtari Shkëlzen Licaj e konsideroi të paligjshëm ndalimin e tij por gjithsesi caktoi masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore të hënën e parë të cdo muaji ora 09.00”. Vetë biznesmeni si dhe avokati i tij mbajtën qëndrim mohues ndaj akuzës duke u shprehur se “personi nën hetim ka qënë duke drejtuar kamionin me bazat e inerteve në fjalë, dhe duke pasur problem me ngjitjen në malore kamioni ka pësuar një defekt dhe për të liruar peshën e kamionit i ka derdhur bazat e inerteve në det”.

 


Më datë 07.01.2021, nga ana e punonjësve të policisë të Komisaritit të Policisë Sarandë, janë konstatuar mbetje inertesh dhe gurësh të hedhura në det, në lagjen nr.4, Sarandë. Nga këqyrja ka rezultuar se mbi një sipërfaqe toke në formë bankine gjatësore në thellësi të detit me sipërfaqe rreth 36m2, të mbushur me material inert dhe gurë, janë konstatuar gjurmë mjetesh transporti të cilat vazhdonin deri në sipërfaqen e sheshit të ndërtimit në pronësi të shtetasit A. Lapa. Rezulton gjithashtu se në vendin e ngjarjes është konstatuar mjeti i gërmimit i llojit çekiç, i cili kishte kryer punime gërmimi gurësh, të ngjashme me gurët e konstatuara në mbetjet e inerteve dhe gurëve të hedhura buzë detit. Gjurmët e mjeteve të transportit gjatë këqyrjes janë konstatuar vazhduese nga sipërfaqja e gërmuar e sheshit të ndërtimit deri në vendin e krijuar në formë bankine nga buza e detit. 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...