Nga Piro Naçi – Dy artistë të mëdhenj nga Dhrovjani…

- Advertisement -

Një vit më parë në faqen e Facebook shkruajta për të ‘’plotësuar’’ Wikipedinë, për figurën dhe origjinën e artistes së madhe greke, Melina Mërkuri, me rrënjë dhe origjinë nga fshati me tradita të pasura të kulturës së lashtë greke, Dhrovjani i Sarandës. Ma kujtoi këto ditë, një tjetër artist grek, shumë i ri në moshë, por edhe ai me rrënjë nga i njëjti vend, nga Dhrovjani.

Kostas Nikuli (Wikipedia-Κώστας Νικούλι ) është një nga aktorët më të talentuar të brezit të ri dhe tashmë ka shtruar një karrierë të pasur teatrale dhe kinematografike, madje ka fituar edhe çmime në një moshë fare të re, 27-vjeçare.

Në moshën 27-të vjeçare (1947) Melina Mërkuri luante tek ‘’Portreti i Dorian Greit’’. Një vepër e bazuar në romanin me të njëjtin emër, një roman filozofik, i cili në çdo shkronjë të tij të bën të zhytesh në mendime dhe refleksione. Madje fotografia është e asaj kohe kur luante në këtë skenë. Duke medituar mbi këtë foto, të asaj kohe të largët, në sytë e saj dalloj një djalosh me fytyrë ëngjëllore dhe bukuri si e skalitur prej skulptorëve të antikitetit grek, i cili marrosi një qytet të tërë, atë të Dorian Greit. Sot, sytë e Melinës më duken si pinelat e Basil Halluard që pikturonte portretin e mikut të tij, Dorian Greit. Sot, sytë e Melinës më duken se pikturojnë një tjetër ‘’Dorian Greit’’, atë të Kostas Nikulit ….

Sytë thonë gjithmonë të vërtetën… Përmes syve mund të thuhet dhe të zbulohet gjithçka, pa pasur nevojë të thuash asgjë me gojë, asnjë fjalë të vetme. Sepse fjalët më të forta dhe dëshirat e mëdha, thuhen me sy, aq më tepër kur në to shikon origjinën dhe rrënjët , farën dhe fisin, traditën dhe kujtesën, vazhdimësinë… Se rrënjët janë për tu zënë dhe për të përhapur degët e tyre në të njëjtën rrjedhë të kohës.

Nuk e di në se i lexova drejt sytë e Melinës , por ‘’Dorian Greit’’ i sotëm nuk ka ‘’marrosur’’ një qytet të tërë, por dy vende të tëra…!

Unë Kostën e kam njohur nga ekrani, por ‘’artistët’’ më të mëdhenj të tij i kam njohur në jetën time, në lagjen time në qytetin tim. Irenës dhe Thomait përveç urimeve i përcjellë edhe një proverbë nga anët tona- ‘’Κάνε παιδί να δεις προκοπή’’.

Nga Piro Naçi

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...