“Bllof i policisë”, Gjykata liron biznesmenin, armët ishin artizanale

- Advertisement -

Gjykata e Sarandës ka liruar sot biznesmenin e kondicionerëve Dh.N, 36-vjec, i arrestuar tre ditë më parë pasi në banesë, sipas policisë iu gjetën 2 armë zjarri luftarake dhe 1 revolver sportiv. Qysh në fillim biznesmeni sarandiot mbajti qëndrim mohues duke thënë se ato janë armë artizanale të blera në tregun e suvenireve në Greqi, por megjithatë policia e arrestoi me dy akuza. Shkak për kontrollin ishte fakti që banesa e biznesmenit ndodhej pas Supermarket “Halo”, në të cilin u vodhën 200 mln lek nga kasaforta të shtunën e kaluar. Biznesmeni tha se i ishte prishur pajisja e rregjistrimit të kamerave DVR dhe ndaj nuk mund ta ndihmonte policinë, por një kontroll në banesë për të vërtetuar këtë gjë, i zbuloi atij “armët”. Gjykata megjithatë vendosi ekspertim për 2 revolverat dhe 1 pistoletë edhe pse dukshëm ato janë jashtë funksionit luftarak.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...