Kristo Kiço e Niko Kuri: Regjistrimi i pronave, prioritet kryesor për Bashkinë e Finiqit

- Advertisement -

U zhvillua të premten në bashkinë e Finiqit takimi i 2-të me drejtuesit  e Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Sarandë, në kuadër të informimit dhe trajtimit të problematikave të shfaqura.

Qëllimi i takimit, i cili u zhvillua në prani të kryetarit të Bashkisë së Finiqit, Kristo Kiço, deputetit Niko Kuri, drejtoreshës së ASHK-së  Aida Demi, si dhe specialistëve të të dy institucioneve, ishte informimi i plotë për problemet që ka në bashkinë Finiq lidhur me rregjistrimin e pronave dhe që konstatohen në gjithë hapësirën e bashkisë dhe  veçanërisht në 12 fshtara ku nuk është kryer as  rregjistrimi fillestar .

Në takim, kryebashkiaku Kiço vlerësoi nevojën e fillimit të funksionimit të zyrës Kadastrale me seli në bashkinë e Finiqit, për shërbimin e shpejtë dhe më të mirë të banorëve të zonës. Njëkohësisht ai informoi se deri më tani janë regjistruar rreth  15% e pronave. Më pas diskutimi vazhdoi me nevojën e përfundimit të procesit të regjistrimit të pyjeve dhe  kullotave nga kompania DATECH dhe fillimin e procesit të legalizimit të banesave në fshatin e Finiqit.

Së fundmi, u diskutua për zgjidhje të  situatave që rezultojnë problematike që prej regjistrimit fillestar të pronave siç është rasti i fshatit  të Brailatit.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...