‘Nuk të pashë në Kuvend, a ti solla lekët te shtëpia?’, i dolën mesazhet, reagon Ina Zhupa

- Advertisement -

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me disa foto që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, ku ‘ajo’ i kërkonte llogari një anëtari të PD-së se pse nuk kishte shkuar në Kuvendin e 18 Dhjetorit, pasi i kishtë dhënë lekët e rrugës.

Zhupa i mohon kategorikisht këto mesazhe, dhe për këtë ka bërë kallëzim në Prokurori.

Postimi i plotë i Ina Zhupës:

Nëse mendojnë se me shpifje, montazhe dhe sulme te ulta do fitojnë terren tek demokratët e kanë gabim.

Nëse mendojnë se demokratët bien pre e sulmeve të paguara prap e kanë shumë gabim!

Nëse mendojnë se kështu me intimidojnë mua e keni edhe me shumë gabim, veç me motivoni të vazhdoj betejen për të ardhmen e PD! Për ta kuptuar ju ftoj të shikoni mbi 1020 prononcimet e mia publike që nga 2014 e deri sot, për aferat e Rilindjes, ku personazhet e denoncuar janë nga më të fuqishmit e qeverisjeve Rama!

Sot kam depozituar kallëzim penal, për montazhin dhe fallsifikimin që qarkullon në rrjetet sociale duke u paraqit si komunikim i dërguar nga unë. Cdo njeri pak racional s`ka rënë pre e këtij montazhi dhe falsifikimi të turpshëm!

Tani është detyra e organeve të hetimit të zbulojnë origjinën e montazhit dhe të cojnë para drejtësisë abuzuesit që kanë kryer këtë krim. Cdo profil personi që qarkullon këtë shpërndarje foto-montazhi përbën vepër penale dhe kompetencë e organeve të hetimit për ta ndjekur.

Ndërkohë makineria e shpifjeve vazhdon prodhon lajme të rreme dhe ju garantoj që do të marrin të njëjtën përgjigje: Kallëzim Penal!

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...