Jakomoni në Butrint (1937) dhe historia e Perëndeshës ”Dea”(video)

- Advertisement -

Suksesi i gërmimeve arkeologjike të arkeologut të famshëm italian Luixhi Ugolini, tërhoqën vëmendjen e autoriteteve më të larta fashiste Italiane, të cilët organizuan një vizitë në qytetin antik të Butrintit. Kjo vizitë u pasqyrua gjerësisht dhe nga media fashiste. Një fragment i shkurtër videoje tregon vizitën e Ministrit të Financave të shtetit fashist si dhe numrin 2 pas Musolinit, të Françesko Jakomonit.
Me mjaft interes për publikun është historia e Hyjneshës së Butrintit, ose siç i thonë ndryshe koka e Perëndeshës ” Dea ”. Një përshkrim interesant po biem sot në portal për këtë histori nga Laert Miraku, i cili midis të tjerave thotë:”Historia e kokës së Deas së Butrintit është sa e bukur dhe intriguese. Cilido që ka vizituar  “Muzeun Historik Kombëtar” në Tiranë është magjepsur nga bukuria e skulpturës së Deas së Butrintit. Madje, kur ky muze u hap për herë të parë më 28 tetor 1981, koka e Deas së Butrintit ishte një nga gjetjet arkeologjike kryesore për të cilën u fol shumë në median e kohës.
E gjithë merita për gjetjen e kokës së Deas i takon arkeologut italian Luigi Maria Ugolini. Zbulimi më i madh i jetës së Ugolinit është qyteti i Butrintit.” Historia na mëson se qyteti i Butrintit u themelua nga djali i vogël i Priamit të Trojës, Enea (vëllai i Hektorit dhe Paridit). Pasi Troja u dogj nga grekët, Enea trashëgimtari i Priamit erdhi në viset e Shqipërisë së sotme dhe ndërtoi Butrintin. Ashtu si vërtetohet edhe në dokumente, arkeologu italian Ugolini gjeti në Butrint shumë statuja dhe objekte arkeologjike që i dërgoi në Itali. Për Ugolinin zbulimi i skulpturës së kokës së Deas duhet të ketë qenë dashuri me shikim të parë, sa kërkoi ta merrte menjëherë me vete në Itali.
Por, planet e arkeologut i prishi xhandarmëria shqiptare kur Ugolini tentoi që ta trafikonte kokën e Deas së Butrintit drejt Italisë.
Xhandarmëria ndaloi Ugolinin duke e quajtur aktin vjedhje. Për këtë ngjarje është njoftuar vetë mbreti Ahmet Zogu. Historianë të ndryshëm pohojnë se, sapo është njoftuar për ngjarjen, mbreti është nisur drejt vendit ku ishte ndaluar Ugolini.
Pasi ka parë statujën ai u tha xhandarëve se koka e Deas së Butrintit ishte dhurata e tij për Benito Mussolinin. Por, vjedhjet që Ugolini i bëri objekteve arkeologjike të Butrintit u ndëshkuan nga drejtësia hyjnore. Thuhet se malarien, sëmundjen që u nda nga jeta, Ugolini e mori në Butrint.
Ngjarja se si koka e Deas së Butrintit shkoi në Itali ishte në kuadrin e thashethemeve. Por në ditët e sotme gjithçka pranohet nga organet qeveritare. Patrioti dhe publicisti Pjetër Logoreci ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, një foto të Ugolinit ku shihet skulptura e kokës së Deas së Butrintit. Në përshkrimin që i bën shteti ynë skulpturës thuhet se “Perëndesha e Butrintit, kryevepër e artit klasik e dale nga dora e Praksitelit (shek IV para Krishtit), e gjetur në Butrint nga “Misioni Arkeologjik Italian” dhe e dhuruar Mussolinit prej mbretit Ahmet Zogu I.”
Mësohet se Mussolini e pranoi dhuratën dhe për shumë vite koka e Deas së Butrintit ekspozohej në Itali. Pas shumë kërkesave të shtetit shqiptar për të rikthyer kokën e vjedhur nga Ugolini, pavarësisht se u përdor ultimatumi i mbretit Zog që ajo kryevepër të kalonte kufirin shqiptar, italianët pranuan ta kthenin.
Dea e Butrintit, është koka e një skulpture me tipare femërore që mund të përfaqësojë hyun Apollon. Bëhet fjalë për një kokë të punuar në një mermer tejet të veçantë për nga gjendja që është gjetur e ruajtur, duke mos pasur asnjë plasje. Mendohet se koka do të ketë qenë pjesë e një skulpture 2,5 metra të lartë.
Trupi i statujës duhet të ketë qenë mashkullor, duke paraqitur perëndinë Apollon të mbështjellë në tunikë, duke u mbështetur në një lyrë, apo trung të vogël druri.
Ndërsa, siç duket, koka ka tipare femërore, me flokët e lidhura në dy ndarje mbi kokë, ngjashmëri me statujat e Afërditës, me lëvizjen e kokës në njërën anë duke e krahasuar tek sytë dhe buzët. Nga madhësia e statujës, mund të sugjerohet se ka qenë statujë tempullore, pra Butrinti duhet të ketë pasur një tempull të dedikuar Apollos dhe Dafinës. “Dea” e Butrintit paraqet një rast të gërmimit arkeologjik tepër të kujdesshëm, si dhe të një trajtimi të mëvonshëm në muzeum, në një shkallë shembullore.
Nga Laert Miraku & Vladimir Kodhelaj

 

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...