Ina Zhupa “uron” Spiro Vason: “Kush shkon në ‘Foltore’ te Berisha, suksese në jetë!”

- Advertisement -

Anëtari i Kryesisë së PD në Sarandë është kërcënuar sot nga deputetja e Lulzim Bashës, Ina Zhupa, për të cilën do flasim më vonë se çfarë “përfaqëson”, me largim nga Kryesia e PD nëse merr pjesë në ‘Foltoren’ e Sali Berishës.

Këtë të premte Sali Berisha pritet të vijë për takim me demokratët edhe në Sarandë. Lajmi është bërë publik nga mbështetësit e Berishës, të cilët njoftojnë se Foltorja në Sarandë do të zhvillohet të premten.

Gjithçka ka ndodhur në grupin e WhatsApp-it të kryesisë së PD në degën e Sarandës.

Një prej anëtarëve të Kryesisë së degës lokale, Spiro Vaso ka njoftuar grupin se ditën e premte do të vizitojë qytetin e Sarandës lideri historik i PD, Sali Berisha i cili do të zhvillojë ‘Foltoren’ e radhës me demokratët.

Mirëpo, mesazhi nuk i ka pëlqyer deputetes Ina Zhupa, e cila në formë kërcënuese i ka ‘uruar’ anëtarit të Kryesisë ‘suksese në jetë’, një term ky i përdor nga Ilir Beqaj i Edi Ramës, kur shkarkoi nga puna një anëtar të PS në Kukës, se nuk u paraqit në mbledhjen e Partisë.

/syri.net/

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...