Në qershor gati Ujësjellësi Rajonal i Finiqit (Linjat e jashtme) nga Burimet e Merkos

- Advertisement -

Përmes faqes së vet bashkia Finiq bën publike me detaje se, është drejt përfundimit Ujësjellësi Rajonal i Finiqit (Linjat e jashtme) nga Burimet e Merkos. Përfitues të këtij projekti janë fshtatrat: Karoq, Qesarat, Gravë, Komati, Pandajlemoni, Kalcati, Llazati, Livadhja, Kodra, Kullurica, Lefter Talo, Sopiku dhe Vagalati.
Fillimi i punimeve: 11.06.2020
Mbarimi i punimeve: 11.06.2022. Deri tani ka përfunduar ndërtimi i linjës kryesore nga Stacioni i Pompave ( Burimet e Merkos) deri tek Puseta Shpëndarëse Pandalejmon.
Nga puseta shpëndarëse Pandalejmon furnizohen me ujë depot e fshatrave: Komat,
Pandalejmon,
Llazat, Kalcat, Kodër, Livadhja dhe Puseta shpëndarëse Sopik.
Kanë përfunduar të gjitha linjat që lidhin Pusetën shpëndarëse Pandalejmon me depot e fshatrave që furnizohen nga kjo Pusetë shpëndarëse. Nga puseta shpëndarëse Sopik furnizohen me ujë depot e fshatrave :Sopik, Vagalat, Lefter Talo, Kulluricë dhe për të ardhmen e afërt edhe fshatrat Pllakë dhe Halo.
Kanë përfunduar të gjitha linjat që lidhin Pusetën shpëndarëse Sopik me depot e fshatrave që furnizohen nga kjo Pusetë shpëndarëse përvec linjave të fshatrave Pllakë dhe Halo, që janë pjesë e një projekti të ri. Janë shtrirë gjithsej 29,000ml tub HDPE Od63-Od160 me presione nga PN10-PN25,dhe tuba çeliku 22,000ml me diametër nga Ø60-193, janë gërmuar afërsisht 40,000m3 shkëmb dhe tokë natyrale, janë hapur 4900ml trase për shtrimim e tubit dhe janë hapur 1600ml rrugë të reja për tek depot. Ka përfunduar ndërtimi i depove në fshatrat Gravë, Komat,
Pandalejmon, Llazat, Kalcat, Kodër, Livadhja, Sopik,Vagalat, Lefter Talo, Kulluricë. Kanë përfunduar punimet tek Stacioni i pompave dhe vepra e marrjes.
Tek stacioni i pompave po punohet për vendosjen rakorderive për lidhjet e pompave me depon grumbulluese. Në të gjitha depot punohet me sistemimet e jashtme, rrethimet dhe ndriçimi i tyre.
Deri tani janë kryer afërsisht 93% e punimeve. Besojmë që përfundimi i zbatimit të punimeve do të jetë para afatit të përfundimit të kontratës.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...