Igumenicë/Shqiptarët vjedhin paratë dhe telefonat nga pakistanezët, 1 shqiptar i kapur

- Advertisement -

Përplasje mes emigrantësh në kufirin greko-shqiptar. Ngjarja në Asproklis, Igumenicë. Një grup prej katër shqiptarësh, ka mësyrë në një banesë të marrë me qera nga 5 punëtorë nga Pakistani dhe Somalia. Shqiptarët i kanë sulmuar, i kanë marrë paratë dhe telefonat dhe janë larguar. Gjatë përleshjes, emigrantët nga Pakistani dhe Somalia, të ndihmuar edhe nga tre emigrantë të tjerë që jetonin në një banesë pranë, nga Siria, Iraku dhe Sudani, kanë arritur të kapin jashtë banesës një nga katër shqiptarët dhe e kanë goditur atë. Në vendngjarje mbërriti policia dhe shoqëroi 8 emigrantë të huaj dhe 1 shtetas shqiptar. Ky i fundit për shkak të plagëve është transportuar drejt spitalit të Janinës, ndërsa të huajt në spitalin e Filatit. 3 shqiptarët e kërkuar mendohet se janë futur sërish në tokë shqiptare ilegalisht.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...