I vranë të birin në 2015, burri në Sarandë padit në Gjykatë dy të akuzuarit për vrasjen, njëri prej tyre u gjet i vdekur tre vite pasi kreu krimin

- Advertisement -

Hamit Mehmeti, babai i 32-vjeçarit Edmond Theodhori vrarë në Sarandë më 10 korrik 2015, ka paditur në Gjykatë dy të akuzuarit për vrasjen e të birit. Në Gjykatën e Sarandës, Gjyqtarja Suela Xhani po shqyrton kërkesën e paditësit Hamit Mehmeti, me të paditur Elion dhe Keivi Hysa.
Gjyqi në fjalë është i natyrës civile dhe parashikon shpërblim monetar për babanë e viktimës së vrasjes. Në fakt nga dy të paditurit, vetëm njëri është gjallë, pasi Elion Hysa u gjet i vrarë në korrik 2018 në Nikël të Fushë-Krujës.
Edhe pse në kërkim prej 2015, ai jetonte i lirë duke u përshirë në trafiqe të paligjshme që i kushtuan jetën. Ndërsa vëllai i tij, Keivi Hysa, u ekstradua në Tetor 2019 nga Italia, pasi gjykata e Sarandë e kishte dënuar për vrasjen e Edmond Theodhorit.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...