Banorët e Lefterhorit dhe Varfaj kërkuan ujë, drita dhe rrugë sërish

- Advertisement -

Ditën e djeshme u zhvillua dëgjesa e radhës për Projekt Buxhetin 2022, me banorët e fshatrave Lefterhor dhe Sopot (Varfaj) nga ana e Këshillit Bashkiak Delvinë.

Kërkesat që ngritën banorët e fshatit Lefterhor ishin problemi i ujit të pijshëm, përmirësimi i ndriçimit, betonizimi i rrugëve të brendshme.

Po të njëjtat ishin dhe kërkesat që ngritën banorët e fshatit Sopot (Varfaj). Ata kërkuan rregullimin e furnizimit me ujë të pijshëm pasi marrin ujë njëherë në 15 ditë.
Gjithashtu banorët kërkuan të  betonizohet pjesa e mbetur e rrugës Lefteror – Sopot (Varfaj) dhe ndriçimin e rrugëve të brendshme.
Të zgjidhet problemi i kullotave për blegtorët (mushahu fshatit) dhe kërkuan dru për ngrohje.

Pjesë e dëgjesës publike ishte dhe këshilltari Luan Selimi. Këshilli bashkiak i Delvinës do të bejë transparente çdo kërkesë të qytetarëve dhe do të ndjekë të gjitha hapat e nevojshme proceduriale deri në formatin final të buxhetit për të qenë sa më pranë kërkesave të qytetarëve. /sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...