Hapet dosja e “Foltores”, konfirmohen 4200 formularë të plotësuar nga delegatët

- Advertisement -

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka verifikon firmat e Kuvendit.

Paloka: Rikonfirmoj që janë 4200 formularë të dorëzuar. Kanë ardhur dhe formularë të tjerë të cilët nuk do t’i deklaroj. Janë formularë të plotësuar nga delegatët. Delegatët e Kuvendit të PD janë përcaktuar në statut dhe janë nga kryetar seksioni, sekretar dhe kryetar grup seksioni, kryesia e degëve, anëtarë të Këshillit Kombëtar, deputetët, pra kjo është e parashikuar në statut. Të gjithë këta që janë firmosur nuk janë anëtarë të thjeshtë të PD-së, janë të gjithë delegatë të Kuvendit siç e përcakton statuti.

Paloka shtoi se formularët janë me të gjitha të dhënat e delegatëve.

Paloka: Verifikimi do bëhet në Kuvend, që është i jashtëzakonshëm. Atë ditë para se të fillojë Kuvendi do lexohen dhe emrat dhe do verifikohen formularët. U aludua edhe që nuk janë fare, por për të qenë janë këtu 4200. Dikush mund të thotë që janë falsifikuar, dikush mund të thotë që janë marrë me zor, por këto do vërtetohen ditën e Kuvendit.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...