Greqia mund të rikthejë pensionet për ata që vetëshpallen minoritarë grekë në Shqipëri

- Advertisement -

Greqia pritet të rikthejë pensionet për ata që vetëshpallen minoritarë grekë në Shqipëri pas më shumë se një dekadë ndërprerjeje për shkak të krizës së thellë ekonomike që kaloi vendi. Lajmin në lidhje me këtë e ka dhënë këngëtari me origjinë nga Shqipëria Christos Mastora pas një takimi me kryeministrin grek Mitsotakis.

Këngëtari me origjinë nga Vodhina e Gjirokastrës shkruan se ka marrë garanci prej shefit të qeverisë greke për zgjidhjen e asaj që ata e quajnë “ngërç” me pensionet e të moshuarve që vetëshpallen grekë.

Krahas Shqipërisë kjo politikë e Greqisë ndiqet edhe në vende të tjera përreth si Turqia, Bullgaria apo Maqedonia e Veriut, ku të moshuarit që pranojnë se janë grekë përfitojnë një trajtim financiar mujor, i cili në rastin e Shqipërisë ishte 300 euro.

Greqia ka miratuar që në vitin 2019 disa ndryshime ligjore ku parashikohej pikërisht rikthimi i këtyre pensioneve, por deri më tani nuk ishte bërë asnjë hap konkret.

/abcnews.al/

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...