Greqia pengon certifikatat e vaksinimit antiCovid/ Debat te “Shëndetësia”

- Advertisement -

Çështja e pengimit të cerfitikatës së vaksinimit nga Greqia u bë temë e diskutimit në komisionin e Shëndetësisë. Deputetja e PD, Oriola Pampuri ngriti shqetësimin e problemeve që po hasin qytetarët shqiptarë me certifikatën e vaksinimit. Në përgjigje ministrja Manastirliu mohoi të ketë ndryshim sa i përket shtetit fqinj në këtë drejtim.

Pampuri: Tani që flasim më kanë shkruar shumë qytetarë, për atë që ne e kemi ngritur shumë si problem, atë të vaksinave. Greqia nuk e njeh certifikatën e vaksinimit sikurse ju e trumbetuat me të madhe. Tani në këto momente, shumë shtetas kanë probleme me vaksinat Pffizer dhe Astrazeneca se vaksina kineze nuk njihet fare. Ndaj ti japim zgjidhje se është kollaj të themi gjëra të bukura po realiteti është krejt tjetër nga sa themi.

Manastirliu: Për cështjen Ambasadorja jonë në Greqi konfirmon se lajmi është i pavërtetë. Nuk ka asnjë ndryshim për Shqipërinë.

Vokshi: Është ngritur një shqetësim, mund të intereresoheni edhe me Ministrinë e Brendshme, që mos ketë asnjë pengesë.

Vasili: Një gjë është zyrtare, Greqia ka marrëdhënie të dyfishtë, Italia e ka të prerë, të bëjë dozën shtesë me Pffizer. Është një problem për t’u përballur. E kam bërë publik këtë urdhër e s’kam parë asnjë reagim.
Manastirliu: I jemi përgjigjur disa akuzave për vaksina të pacerfitikuara. Të gjitha vaksinat në Shqipëri janë të certifikuara, asnjë këtu nuk është ekspert për të verifikuar efikasitetin e vaksinave.

/sarandalife.al/

 

 

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...