Në këtë foto duket qartë se vendi ishte nën ndikimin e Luftës së Parë Botërore ku çadrat e ushtrisë italiane, ishin vendosur në anë të rrugës dhe në afërsi të qytetit. Ushtria italiane e pushtoi Sarandën dhe Delvinën në vitin 1916, duke vendosur rregjimin ushtarak në këto dy qytete. Ky pushtim u prit me protesta të delvinjotëve që duket dhe në foto.
Saranda nuk ishte shesh lufte, ushtritë e huaja pjestare në të, vetëm sa kalonin andej trupa dhe materiale për të furnizuar ushtritë për në thellësi të frontit të luftës.
Kështu vepronin si ushtria austro– hungareze, që ndërtoi dhe një mol ushtarak , ashtu dhe ushtria italiane, franceze. Nga fotoja duket qartë një lëvizje e madhe e anijeve tregtare, por edhe ushtarake që tregon se Saranda gjatë kësaj periudhe ishte shndërruar në një port të rëndësishëm të shteteve pjestare të Luftës.
/sarandalife.al/