Vrau shitësin e dyqanit që do grabiste, shqiptari: “Jam drogaxhi, kisha nevojë për para”

- Advertisement -

Autoritetet greke kanë lënë në burg të përkohshëm 27-vjeçarin shqiptar dhe 35-vjeçarin grek që vranë shitësin e një dyqani pasi kishin shkuar për të grabitur.

Vendimi për burgim të përkohshëm erdhi pasi të dy kërkuan falje në prokurori, shkruajnë mediat greke, 27-vjeçari shqiptar akuzohet për vrasje me mashtrim, grabitje dhe armëmbajtje, ndërsa 35-vjeçari grek akuzohet për bashkëpunim në grabitje dhe shkelje të ligjit të drogës.

Shqiptari ka deklaruar se nuk kishte ndërmend të vriste 44-vjeçarin por pranon se ka shkuar në dyqanin specifik për të kryer grabitje, duke qenë nën efektin e drogës. Ai pretendon se gjatë një përleshjeje me viktimën ka qëlluar me pistoletën që ka patur me vete dhe kjo ka rezultuar fatale.

“Unë jam një i varur nga droga dhe më duheshin para.”

35-vjeçari, i cili u arrestua si bashkëpunëtor i 27-vjeçarit, pohoi se nuk e dinte që i bashkëakuzuari i tij kishte shkuar në dyqanin specifik për të kryer një grabitje dhe se nuk e imagjinonte se kjo do kthehej në vrasje.

Ai deklaroi se nuk kishte asnjë përfshirje në këtë proces gjyqësor.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...