Berdenesh/Grabitja me armë e kasafortës nga policët e rremë, detajet e dy episodeve

- Advertisement -

Si grabitën kasafortën me lekë, euro e bizhuteri

Policia e Tiranës bëri me dije sot se finalizoi operacionin e koduar “Palestra” për kapjen e të shumëkërkuarit Preng Gjoni, 33-vjeç. Ai është kapur në një palestër në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë ku jetonte i lirë edhe pse Gjykata e Sarandës në vitin 2018 e ka dënuar me 10 vjet burg për një nga ngjarjet e rënda të ndodhur në këtë qytet.
Kapja e Gjonit ndoshta do të hedhë dritë edhe në zbulimin e bashkëpunëtorëve të tij, pasi ai është dënuar për vjedhjen me armë të një banese në Berdenesh të Sarandës në 30 maj 2014, kur autorët grabitën kasafortën e një banese duke u hequr si policë. E njëjta banesë ishte tentuar të grabitej edhe një muaj më parë pikërisht në 1 maj 2014, por Policia arriti të gjejë prova që e lidhin Preng Gjonin me ngjarjen, vetëm për episodin e dytë.

Episodi 1

Në datën 01.05.2014 në orën 07.20, është njoftuar në Komisariatin e Policisë Sarandë ,se në fshatin Berdenesh, ka ndodhur një vjedhje me dhunë në banesën e shtetasit Kujtim Ruçi. Tre persona të paidentifikuar dhe te maskuar kanë hyrë në banesë dhe kanë goditur me sende të forta shtetasin Kujtim Ruçi. Në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur gjurmë me njolla gjaku. Porta ishte hapur me forcë dhe janë evidentuar shenja dhune. Në dhomë ndodhhej një levë me ngjyrë të kuqe dhe me dorezë me ngjyrë të verdhë dhe kishte njolla të kuqe dhe afër levës u gjet dhe një rrotë natriban me ngjyrë gri.
Dritarja e dhomës kishte dëmtime pasi ishte tentuar të hapej. Fillimisht ka qenë shtetësja Dallëndyshe Ruçi, që ka parë hije njerëzish tek porta dhe i ka thirrur Kujtimit për të parë. Sapo ka hapur derën, Kujtimi është kapur prej krahu dhe është nxjerrë në koridor nga tre persona të maskuar dhe me dorashka, ku njëri prej tyre ka pasur pistoletë dhe ja ka drejtuar në kokë. Ndërkohë personi i dytë, e ka goditur disa herë në kokë dhe trup dhe personi i tretë, e ka goditur me një levë në kokë. Personi që mbante pistoletën e ka pyetur se ku i mbante lekët dhe e ka goditur me qytë në parakrahun e majtë. Personi tjetër ka nxjerrë një thikë, dhe i ka thënë se lekët i nxjerr thika dhe në kohën që i fusin diçka në gojë, Kujtimi arrin të kafshojë gishtat e dorës së njërit prej tyre, dhe ka arritur ti marrë levën. Njëri nga pesonat kur ka parë që Kujtimi ka marrë levën, është shprehur se tani që mori levën nuk pritet më dhe kanë dalë nga shtëpia me vrap. Dallëndyshja ka parë që personat që janë larguar me vrap, kanë hipur në një makinë me ngjyrë të zezë, që ishte parkuar rrugës që hyn në fshatin Berdenesh.

Episodi 2

Natën më 30.05.2014 në orën 12.30 është njoftuar në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Sarandë, se në fshatin Berdenesh, është vjedhur përsëri banesa e shtetasit Kujtim Ruçi. Është shkuar në vendin e ngjarjes nga Policia Gjyqesore, pa e njoftuar Prokurorinë për këtë ngjarje të rëndë, dhe është mësuar se katër persona, kanë hyrë në banesë duke u prezantuar si punonjës policie, dhe pasi kanë hyrë brenda kanë goditur me sende të forta shtetasit Kujtim e Dallëndyshe Ruçi , të cilët janë gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë dërguar për mjekim në spitalin civil Sarandë.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materjale dy shirita natribani, në të cilët ka dhe njolla të kuqe si ato te gjakut. Në koridor është gjetur një shirit natribani dhe ky me njolla të kuqe si të gjakut, si dhe nje paketë Marlboro me ngjyrë të bardhë. Në dhomën me oxhak, ku janë gjetur dhe shtetasit e dhunuar, është gjetur dhe një shirit tjetër natriban. Shtetasi Kujtim Ruçi ka spjeguar se kanë qenë katër persona, që trokitën me forcë në portën e jashtme, të cilët ishin të moshës 25-35 vjeç dhe janë prezantuar si punonjës policie dhe do të ushtronin kontroll për armë e gjëra të tjera. Sapo Kujtimi i ka hapur derën, i ka kërkuar autorizimin dhe të prisnin sa të vinte djali. Ata iu pergjigjën se e panë djalin ku ishte dhe kanë hyrë brenda në shtëpi duke e qëlluar me grushte Kujtimin. Kanë shtyrë dhe rrëzuar në dysheme Dallëndyshen dhe pasi e kanë qëlluar e kanë lidhur me natriban, ndërsa Kujtimin e kanë futur tek dhoma me oxhak duke e goditur dhe lidhur me natriban dhe duke i futur në gojë një gotë, që të mos bërtiste. Kujtimi ka parë dy djem që kishin marrë kasafortën nga dhoma e nipit të tij që ishte atë kohë 11 vjeç dhe në kasafortë sipas tij, kanë pasur 2.280.000 lekë, 600-700 euro dhe disa bizhuteri të vajzës që nuk jeton. Këtë kasafortë kanë tentuar ta fusin në bagazhin e një makine me ngjyrë gri, që ishte parkuar në oborrin e shtëpisë, por pasi nuk e nxinte e kanë futur në sediljen e pasme të makinës.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur dhe fiksuar me cilësinë e provës materjale disa gjurmë papilare që janë dërguar për vlerësim në D.P.Sh.Tiranë.
Akti ekspertimit daktiloskopik nr. 4267 datë 07.05.2015 me të cilin është konkluduar se: “Gjurma papilare e pasqyruar në fotografinë me mbishkrimin “A” është formuar nga gishti i madh i dorës së majtë të shtetasit Preng Gjoni.
Mbështetur në këto dyshime nga Prokurori në datën 10.05.2015 është lëshuar Urdhri i ndalimit të menjëhershëm, por që nuk kishte gjetur zbatim deri më sot nga Policia.
Më datë 25.04.2017, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka vendosur:
“Deklarimin fajtor të të pandehurit Preng Gjoni, për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 10 vjet burgim.
Më datë 14.09.2017 Gjykata e Apelit Gjirokastër ka vendosur:
“Prishja e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe kthimin e akteve në atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.
Megjithatë në 19.12.2018, pas rigjykimit, Gjyqtari Alltun Çela në Sarandë ka vendosur sërish dënimin me 10 vjet burg për Preng Gjonin.

 

 

 

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...