Greqi/ Kush e kishte në shënjestër delvinjotin? Policia zbulon detaje nga vrasja gjakftohtë e shqiptarit

- Advertisement -

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga ekzekutimi i biznesmenit shqiptar Marjus Dhiamanti mbrëmjen e së martës në Greqi. Kushëriri i tij, Juxhin Bajrami që u plagos punonte në karburantin që ishte në pronësi të gruas greke me të cilën ishte lidhur 37-vjeçari nga Delvina që mbeti i vdekur.

“Protothema” shkruan se 37-vjeçari ishte vënë në shënjestër të atentatorëve, të cilëve dyshohej se u kishte më shumë se 200 mijë euro borxh. Autorët ishin profesionistë. Gazeta shkruan se “pas vrasjes duket se fshihet mafia shqiptare, e cila donte të mbyllte llogaritë e hapura me plumba dhe gjithçka që ka të bëjë me trafikun e kokainës në Athinë dhe Mikonos”.

Nga autoritetet shqiptare erdhi një informacion se 37-vjeçari ishte vënë në shënjestër të personave të panjohur, të cilëve dyshohet se u kishte më shumë se 200 mijë euro borxh” shkruan media greke.

Autorët kanë qenë profesionistë, pasi ata kanë lëvizur të qetë pa lënë hapësirë ​​reagimi, ndërsa fakti që pas përfundimit të operacionit kanë djegur mjetin e vjedhur që përdornin tregon se kanë dashur të zhdukin çdo gjurmë për të mos lënë asnjë provë.

Autoritetet greke vazhdojnë hetimet për lidhjet që ka pasur me qarqet e kokainës dhe Mykonos. Në të kaluarën dhe konkretisht në vitin 2010, 37-vjeçari ishte akuzuar për vrasjen e një bashkatdhetari në Kypseli. Mirëpo ai kishte arritur të shpallet i pafajshëm me pretendimin se arma ishte përdorur nga një person tjetër në atë kohë.

/sarandalife.al/

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...