Elegji për Arben Dukën nga poeti Zaho Vasili

- Advertisement -

Arben Duka
-Poetit të xhevahirtë-

Desha çelësin e minierës
Që të hyja me çdo kusht,
Hapur është kanati i derës
Më thonë shokë e miq të ngushtë.

U thashë miqve nuk hyj dot
Rruga për atje është zënë,
Me shufra floriri plot
Kallëp ari kaq të rëndë.

Nuk i ngre dot që të hyj
Brenda është zemra e Benit,
Më ndihmoni, kush do vijë
Që të futem tek mademi?

Kaq shpejt erdhën, sa çudi
Vallë si më kanë dëgjuar?
Përsëri e përsëri
Sa shumë janë grumbulluar..!

Mori një shufër secili
Dhe kallëpe përmbi supe,
Si bilbil këndon floriri
Vazhduam rrugën më tutje.

Miniera kaq përplot ishte
Para nesh sa kishin hyrë,
Sa dyer miniera kishte
Shkëlqente në dritësirë?

Brenda të gjithë u bashkuam
Prek me dorë e shih me sy,
Minierën gjithë e ndriçuan
Të gjithë shufrat me flori.

U ndien hapat e valles
Buçiste e gjithë miniera,
Si një sallë festivalesh
Arbeni priste te dera.

Ironia mbushur faqet
Nga humori qeshte syri,
Po dilnin si manushaqet
dyzet karat prej floriri.

Po kjo shpatë çdo këtu
Që xixat ajo shpërndan,
Që pret hekur e pret dru
Politikë, politikanë…?

Po këto zinxhirë prej ari
Kujt ja hodhi dhe s’u ndanë?
I përvëloi si zjarri
Kriminelë edhe tiranë.

Ca pranga që shihen mirë
Që ua hodhi padrejtësive,
Rebel që s’u ndie mirë
S’u bë urë e ligësive…

Çfarë janë këta zambak
Këto lule plot me vesë?
Mbushur me nektar e mjaltë
Dashuria, besa, besë.

Kjo nuk është shufër floriri
Është shigjetë apo një heshtë,
Që atij i del nga gjiri
Hajdutërinë keq e godet.

Lapidarë shumë të çmuar
Shihi sa të bukur janë,
Ata gjithmonë do rrinë zgjuar
Dëshmorë edhe veteranë…

Mbetëm të gjithë të hutuar
Brenda qenë të gjithë ylberët,
Mbushëm supe, mbushëm duar
Për t’i shpurë tek të tjerët…

Dhe tu themi krenarisht
Ky është toka, ky është buka,
Ky është poeti fildishtë
I pavdekshmi Arben Duka…!

Që rrugën e tij sa ishte
Na e shtroi me xhevahire,
Sepse pena, shpatë që priste
Na la pas një mal me hire…

Toka ku ti qëndron shtrirë
me dhimbje të mban në duar,
nuk është baltë, po lot i ngrirë
që nga sytë na ka buruar…

Sa e rëndë kjo ditë zie
Në cdo portë Lunxhërie
Në të bukurën Odrie
Në Labovën me shumë yje…

Nga Zaho Vasili

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...