Pushohet zyrtarisht dosja “Kacifas”, gjyqtarja dhe prokuroria: Ekstremisti grek është vetëvrarë

- Advertisement -

Vdekja e ekstremistit grek Kostandin Kacifas në fshatin Bularat, është pushuar zyrtarisht nga gjykata e Gjirokastrës. Vendimi është marrë në 13 dhjetor, nga gjyqtarja Suela Dashi, e cila vendosi të pranojë kërkesën e prokurorit Julian Çafka, për pushimin e hetimeve të regjistruara lidhur me vdekjen e ekstremistit grek, Kostandin Kacifas në 28 Tetor 2018.

Në momentin e dhënies së vendimit për pushimin e dosjes, prezent ka qenë vetëm Jani Kacifas, babai i Kostandin Kacifas, i cili priti vendimin deri në fund.

Që prej muajit Maj 2021, gjykata dhe prokuroria e Gjirokastrës, u përfshinë në përplasje juridike, për shkak të paqartësisë hetimore nëse Kacifas ishte vrarë nga policia apo kishte vrarë veten me armën e tij.

Megjithatë ekspertiza e mjekëve ligjorë shqiptarë, ka arritur në përfundimin se dy plagët në trupin e viktimës janë kryer me puthitje dhe kanë faktorë plotësues, çka flet për vetëvrasje duke përjashtuar zyrtarisht ekzekutimin e ekstremistit nga forcat policore RENEA.

Ekspertët mjeko-ligjorë Shqiptarë, nuk kanë asnjë dyshim se ekstremisti Grek, Kostandin Kacifas, që vdiq në 28 Tetor 2018 në fshatin Bularat, ka vrarë veten.

Pavarësisht se vetëm pak orë pas vdekjes së Kacifas, Policia e Shtetit, doli me një deklaratë duke marrë përsipër autorësinë e vrasjes së minoritarit grek, ekspertiza mjeko-ligjore, rrëzon totalisht versionin zyrtar të autoriteteve Shqiptare.

Ekspertiza mjeko-ligjore me Nr.597/1 e kryer për këtë çështje, ka dalë në përfundimin se asnjë armë e forcave RENEA nuk ka qëlluar mbi Kostandin Kacifasin.

Konkluzioni i ekspertit thotë se viktima ka dy plagë në gjoks të kryera me puthitje nga armë zjarri, me drejtim tejshkues nga para mbrapa. Në pjesën e hyrjes, evidentohen faktorët plotësuese të barutit dhe djegies së lëkurës.

Me këtë ekspertizë përjashtohet dyshimi se Kacifas është vrarë nga RENEA, dhe provohet fakti se ekstremisti i Bularatit, ka vrarë veten pikërisht me armën e tij. Kjo për shkakun se të dyja plagët në trup,janë tej shkuese dhe nuk është gjetur asnjëra nga predhat që kanë përshkuar trupin.

Eksperti, duke parë karakteristikat e plagëve, shprehu mendimin se:”…plaga me puqitje të plotë është shkaktuar e para dhe është ajo që ka shkaktuar vdekjen, ndërsa plaga tjetër është shkaktuar e dyta.

Ndërsa referuar të dhënave të shpërndarjes së gjakut në trupin e kufomës, eksperti mendon se kufoma ka qenë në pozicionin vertikal në momentin e qitjes së armës.

Në dosje ndodhet edhe një ekspertim teknik-teorik, i datës 21 shkurt 2019 ku thuhet se:”… nisur nga tërësia e karakteristikave të plagëve dhe të dhënave të tjera, nuk mund të përcaktohet me saktësi kalibri dhe modeli i armës që ka shkaktuar secilën plagë.

/Oranews/

 

 

 

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...