Italia shtyn deri më 31 janar kufizimet për shqiptarët, dokumentet që duhen për të udhëtuar

- Advertisement -

Ambasada e Shqipërisë në Itali ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me vendimin e qeverisë italiane për të shtyrë heqjen e kufizimeve të udhëtimeve turistike për shqiptarët. Në një njoftim në “Facebook” thuhet se rregullat për të udhëtuar drejt Italisë nuk kanë ndryshuar dhe ato janë shtyrë deri më datë 31 janar 2022 (ripostojnë njoftimin e bërë në tetor me masat dhe kufizimet që duhen respektuar.)

NJOFTIM I RËNDËSISHËM

SIPAS URDHËRESËS SË MINISTRISË ITALIANE TË SHËNDETËSISË, DATË 14 DHJETOR 2021, RREGULLAT PËR TË UDHËTUAR NGA SHQIPËRIA NË ITALI NUK KANË NDRYSHUAR. ATO SHTYHEN DERI ME 31 JANAR 2022.

Njoftimi i bërë në tetor nga Ambasada e Shqipërisë në Itali:

Informojmë se në përputhje me Urdhrin e Ministrit italian të Shëndetësisë të datës 22 tetor 2021, kushtet e hyrjes së të huajve në Itali kanë ndryshuar. Duke filluar nga nesër, datë 26 tetor 2021 deri më 31 janar 2022, shtetasit shtetasit shqiptarë të cilët udhëtojnë nga Shqipëria në Itali, u mundësohet hyrja nëse gëzojnë statusin e rezidencës. Qytetarët shqiptarë që nuk janë rezident në Itali, mund të udhëtojnë drejt territorit italian vetëm për:

– nevoja pune;

– rrethana urgjence;

– motive shëndetësore;

– motive studimi;

– kthim në venbanim, banesë apo rezidencë të vetën, ose të personave, edhe jo bashkëjetues, me të cilët ka një marrëdhënie afektive të provuar e të qëndrueshme.

Udhëtari duhet të zbatojë:

detyrimin e kryerjes dhe pajisjes gjatë udhëtimit me një test (tampon) molekular ose antigjenik negativ për Covid-19, i cili duhet kryer brenda 72 orëve para hyrjes në Itali;

detyrimin e vetëkarantinimit 10 ditor sapo të ketë hyrë në Itali;

detyrimin e kryerjes së një tamponi tjetër në përfundim të periudhës 10 ditore;

detyrimin të plotësojnë një formular specifik të lokalizimit në format dixhital, përpara se të hyjnë në territorin italian ( https://www.euplf.eu/it/eudplf-it/index.html).

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...