E pabesueshme ajo që shikon kur viziton Manastirin e…

- Advertisement -

Manastiri i Mesopotamit ndodhet në pjesën jugore të fshatit Mesopotam në rrethin e Sarandës, fare pranë Finiqit të lashtë. Është një monument kulture shumë i bukur, i ruajtur mirë dhe me vlera arkitektonike për tu vizituar nga turistë vendas dhe të huaj. Manastiri të ofron madhështinë e tij, figura mistike të gdhendura në gurë dhe të vendosura në fasadën e godinës, afreske murale, shumë interesante me vlerë për tu parë dhe studiuar. Po cila është historia e këtij Manastiri e ndërtuar sipas stilit Bizantin?. Në fillim ka egzistuar një tempull pagan dhe mbi rrënojat e tij është ndërtuar Kisha e Shën Kollit, mendohet të jetë ndërtuar në kohën e perandorit bizantin Kostandin i IX Monomaku. Kisha e Shën Nikollit ka një arkitekurë tepër të veçantë të stilit bizantin. Nga manastiri ruhen rrënojat e mureve rrethues që kapin një sipërfaqe rreth 100 m dhe kontrollohen nga 7 kulla drejtëkëndëshe.

Muret rrethues janë më të hershëm se sa kisha që ekziston akoma. Dhomat e manastirit janë të ndërtuara më vonë. Kjo është një ndër kishat më të mëdha dhe më të vjetra të periudhës bizantine që ruan vlera të mëdha. Muret e jashtme janë të ndërtuar nga gurë gëlqerorë të mëdhenj. Dallohet për zbukurimet dhe mozaikët me motive shtazore gjithashtu dhe për zbukurimet me tulla të mureve të jashtëm. Zbukurimet murale janë në forma të ndryshme përmendim: një shqiponjë, dy dragoj dhe një luan në njërën anë ndërsa në anën tjetër ndodhet një kafshë mitologjike. Kisha ka një sallë të madhe brenda dhe dy të vogla. Mozaiku i sallës i ruajtur akoma paraqet një dragua me krahë hapur. Kisha ka pasur dy rindërtime në vitet 1793 dhe 1845 këto rindërtime e kanë ndryshuar shumë pamjen e kishës dhe mendohet që të ketë humbur shumë vlera. Vitet e fundit dhe me rikonstruksionin e bërë, Manastiri I Mesopotamit është një pikë e rëndësishme për tu vizituar në axhendën turistike të turistëve të huaj. Ajo është shumë e lehtë për tu vizituar pasi gjendet pak larg nga rruga automobilistike Sarandë – Gjirokastër, në vendin e quajtur Mesopotam, në të djathtë të urës afër Hidrocentralit Bistrica II.

Ja vlen ta vizitojë secili …

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...