La Varshavën për Sarandën, Silvia: U dashurova me këtë qytet që herën e parë

- Advertisement -

Përveç se e zgjedhin si një vend për të kaluar pushimet, shumë turistë polakë kanë filluar të investojnë në qytetin e Sarandës. Silvia është një prej tyre, ajo tregon arsyet se përse zgjodhi të bejë një shtëpi në këtë qytet.“Ne ishim për herë të parë në Sarandë 5 vjet me parë, dhe ne e dashuruam qytetin , njerëzit sa të dashur dhe miqësorë që janë, dhe vendosëm të vinim këtu pasi pamë për një apartament në disa vënde të europës madje edhe në Portugali, por vendosëm të vijmë në Sarandë, sepse ka dhe lidhje të lehtë me Poloninë, nga ketu mund të shkojmë në Korfuz, dhe nga Korfuzi fluturojmë për Poloni shumë thjesht, dhe lehtë. Ka natyrë të bukur, ushqime të mira e adhurojmë ushqimin këtu dhe ndaj vendosëm të jetojmë këtu.”

Vizitorët e parë që do të presë në shtëpinë e re janë familjarët.

“Tani mund të qëndroj sa te dua sepse kam leje qëndrimi dhe qëndroj me muaj këtu, ndoshta iki pas verës në Poloni. Jam e lumtur këtu, e dua natyrën, diellin detin udhëtojmë shume nëpër Shqipëri. Tani po pres prindërit e mi që do vijnë pas pashkëve, më vizitojnë familjarë miq që e adhurojnë ushqimim dhe natyrën këtu dhe janë shumë të lumtur sa herë na vizitojnë.”

Agjenti imbiliar Erjon Cumani tregon se ata që janë më të interesuar janë nordikët.

“Momentalisht në qytetin tonë, ka një qasje të personave që duan të blejnë apartamente nga shtetasit jo rezident në Shqipëri. Kjo kërkese në rritje vjen nga , tregjet e reja që janë hapur nga shteti Çek, Hungaria, Holanda, shtetas amerikan e gjerman gjithnjë në rritje, italianet, por edhe nga vendet nordike. Falë kësaj kërkesë në rritje , arsyet që ata kërkojnë shtëpi është kryesisht përdorimi personal, kjo është kategoria nga 50 vjeç e lart e cila e sheh si një mundësi për të kaluar këtu vitet e pensionit. Pra Saranda si një vend që ofron klimë, qetësi, dhe në Saranda veçohemi”

Blerja e shtëpive në bregdet nga të huajt është kthyer në një trend gjatë viteve të fundit në jug të vendit.

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...