Manastiri i 40 Shenjtorëve, çfarë thotë legjenda?

- Advertisement -

Manastiri i 40 Shenjtorëve është vendosur në majë të një kodre, që i rri përballë Lëkurësit në lindje të qytetit të Sarandës (Onhezmit antik). Historia e këtij emri daton në vitet 324, prej nga ku u vendos edhe vazhdueshmëria e këtij qyteti.

Ai ndodhet vetëm 3 kilometra larg qytetit bregdetar dhe është monument i kategorisë së parë, nga të paktët të ruajtur që nga koha e Perandorisë Bizantine.
Eshtë një monument i rëndësishëm , jo vetëm për vendin tonë dhe përsa i përket formulimit arkitektonik është nga të paktit të ruajtur nga periudha e bizantit .

Fotografitë më të vjetra dhe një planimetri e bërë në vitin 1930 si edhe rrënojat egzistuese tregojnë që Manastiri kishte një stukturë madhështore, gati 40 m e gjatë 24 m e gjerë..
Mjediset nëntokësore të Bazilikës së 40 shenjtorëve ngjajnë shumë me ndërtimet romake në shumë elementë arkitektonikë konstruktivë. Kristianët e parë i vendosnin të vdekurit në varreza nëntokësore , duke besuar se nga trupi i tij do të ringjallej shpirti i pavdekshëm . Prania e varreve , lajmëron për një periudhë kristiane . Pelegrinët vinin për të parë varret e martirëve të famshëm.Demtimet e para Manastiri i mori nga dyndjet e ostrogotëve të Totilës në vitin 551 dhe dëmtimet shkatërruese Manastiri i mori nga bombardimet në fundin e Luftës së Dytë Botërore.
Për vlerat cilësore arkitekturore dhe historike që ky manastir mbart , është shumë i rrallë dhe shumë i vizitueshëm nga turistët e huaj.
Historia e tij lidhet me legjendën e 40 shënjtorëve.

Po çfarë thotë legjenda?

Thuhet se, 40 ushtarë të legjionit XII në garnizonin e Armenisë romake (Turqia e sotme) të quajtur “Rrufeja”, duke lundruar i kap një stuhi dhe moti i keq i detyron të ankoroheshin në gjirin e Onhezmit (Saranda e sotme).

Banorët vendas, të cilët ishin me besim fetar tjetër nga ushtarët, pra ishin ortodoks, i kapin dhe pas pyetjeve të shumta i detyrojnë të ndryshojnë besimin fetar të tyre, ose në të kundërt do t’i nënshtroheshin dënimit me vdekje në vaska të mbushura me ujë të ftohtë deri sa trupat e tyre të ngrinin.Ditët që pasuan i kaluan në izolim të plotë, deri në momentin e ekzekutimit.
Pranë vendit të martirizimit nuk mungonte dhe një banjë e ngrohtë në dispozicion të atij që do të ndërronte mendje, por ata refuzuan dhe u dënuan me torturë, duke i detyruar të qëndronin lakuriq në të ftohtin e dimrit dhe të qelive të cilat përkojnë me 40 dhomat e sotme të manastirit.

Gojëdhëna e mbetur në Sarandë thotë se 30 prej tyre ishin të shenjtë dhe 10 të tjerët, demonë. Në qelitë e tyre janë zbuluar piktura murale, mes të cilave ajo e një dishepulli që vlerësohet si një nga më të vjetrat e periudhës bizantine.


Një detaj që duhet përmendur, pasi po mos të kishte ndodhur, mundet të mos e kishim emrin e sotëm të qytetit, është se para ekzekutimit njëri nga ushtarët vdes dhe mbeten 39.
Ditën që do futeshin në vaskat e ujit të ftohtë martirët, ortodoksët i mbushin mendjen pastruesit të tyre që t’i bashkohej grupit, pasi duhej të vdisnin 40 bashkë dhe jo 39 sa mbetën. Shërbëtori pranoi dhe kështu numri i tyre u plotësua në 40.Momentin e fundit përsëri u ofrua falja e jetës në këmbim të ndryshimit të besimit fetar, asnjë nga ushtarët nuk bëri pas dhe kështu pranuan ekzekutimin e tyre në emër të lavdisë së zotit. Dhe kështu ndodhi.

U futën të 40 në vaskat e ujit të ftohtë deri sa trupat e tyre ngrinë dhe e gjithë kjo ndodhi në 9 mars të shekullit të VI.
Për këtë sakrificë heroike, vetë dënuesit, feja ortodokse, i shpalli të 40 – të shenjtorë dhe ju dha manastirin që mban sot të njëjtin emër, në të cilin janë të gdhendur ende emrat e secilit prej tyre.
Mendohet se kisha ka qenë funksionale deri në mesin e shek.19-të, falë kujdesjes së një komuniteti të vogël murgjish. Më pas bazilika u braktis.

/sarandalife.al/

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...