Dy ditë pas përmbytjeve nga Vjosa, në terren nuk ka asnjë komision vlerësimi për dëmet

- Advertisement -

Dy ditë pas përmbytjeve të Vjosës, në terren ende nuk ka dalë asnjë komision vlerësimi për dëmet e shkaktuara.

Të dhënat zyrtare të dëmeve mungojnë, por banorët e Fermës e Fitores në Novoselë thonë se u janë dëmtuar dhjetra hektarë të mbjella. Puna e gjithë vitit për këta banorë u morr nga lumi.

Dhjetra hektarë me grurë, elb, jonxhë e zarzavate të stinës. Ndërsa në pemtari dëmet janë kryesisht në vreshta, pemë qershie e agrume.

Banorë të Fermës kanë folur sot për situatën e pas përmbytjeve.

Tokat janë mbuluar nga balta, ndërkohë që asnjë nuk është interesuar për dëmet e tyre. Ata thonë se edhe në përmbytjet e mëparshme nuk janë dëmshpërblyer.

Ndërkohë që kërkojnë ushqim për bagëtitë dhe vlerësim të dëmeve.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...