Drejt Prokurorisë rasti i Konispolit, Ina Zhupës iu shtuan 10 vota

- Advertisement -

Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, përmes një konference për media nga ambientet e KQZ-së, renditi disa nga parregullsitë e zgjedhjeve të 25 Prillit të evidentuara dhe gjatë rinumërimit të 10% të kutive të votimit.

Teksa i cilësoi të rënda disa nga shkeljet e gjetura, Celibashi theksoi se do të ketë adresim të tyre për një hetim penal në Prokurori.

Kreu i KQZ theksoi se hetim penal do të ketë për ato shkelje ku në dokumentet e identifikimit është vërejtur e njëjta shenjë gishtash në dy qendra të ndryshme votimi.

Gjithashtu Celibashi theksoi se edhe rastet ku votat e kandidatëve lëvizin me më shumë se 10 vota, do të adresohen gjithashtu për një hetim më të thelluar.

“KQZ do të bëjë një vlerësim të natyrës së parregullsive të evidentuara. Me siguri në ato raste, sidomos për sa i përket identifikimit elektronik, ku kemi konstatuar shenja gishtash të lidhur më shumë se një dokument identifikimi, do të ketë një verifikim më të thelluar nga KQZ. Por në ato raste ku shenjat e gishtave janë gjetur në dy qendra të ndryshme votimi, do të bëjmë adresimin e çështjes në prokurori për hetim penal dhe do të jenë ata që do të vlerësojnë nëse kemi të bëjmë me një shkelje apo me një gabim njerëzor.

lg.php.gif

Në ato raste ku shenjat e gishtave rezultojnë dy herë në një qendër votimi do të bëjmë një verifikim nga pikëpamja administrative dhe nëse rezulton se shkelja është më shumë se administrative do të bëjmë kallëzim në prokurori. Nga pikëpamja administrative paraprakisht mund të them se jemi përballë shkeljeve të rënda. Kur këto shkelje janë të karakterit penal, që në disa raste duket se janë, do të ndiqen penalisht pas kallëzimit në prokurori.

Në ato qendra votimi ku një subjekti zgjedhor apo një kandidati i janë shtuar apo hequr 10 apo 20 apo më shumë vota, ne mendojmë se kërkohet angazhimi i Prokurorisë dhe janë ata që do të bëjnë një hetim të thelluar të shkeljes së evidentuar nga ana jonë”, tha Celibashi.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...