- Advertisement -
Një nga institucionet më të tmersshme të vuajtjes së dënimit, Burgu i Zaharisë do të mbyllet brenda muajit. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i cili ka deklaruar se të gjithë të dënuarit që janë aktualisht në Zahari do të transferohen në burgun e Shënkollit, ku janë përshtatur blloku 4 dhe 5 si spital.
Burgu i Zaharisë priste të dënuar me probleme të shëndetit mendor dhe konsiderohej si një kamp përqendrimi për shkak të kushteve të tmerrshme. Një lajm tjetër që ka dhënë ministri Manja, ishte se nuk do të ketë amnisti për të dënuarit në fund të vitit.
/sarandalife.al/