Dita e Dritës dhe Ujit të Bekuar në bashkinë Finiq, kryqi u kap nga 15- vjeçari Panajot Stavro nga Aliko.

- Advertisement -

Finiq: Dita e Dritës dhe e Ujit të Bekuar në bashkinë e Finiqit është shoqëruar sot nga ceremoniali tradicional i Dritës dhe hedhjes së kryqit në ujërat e Bistricës. Besimtarë të shumtë iu drejtuan kishës së Shën Vasilit, në fshatin Caush, ku morën pjesë në meshën për bekimin e ujit. Në meshë merrte pjesë gjithashtu edhe kryetari i bashkisë Kristo Kico dhe deputeti, Niko Kuri. Pas meshës në Kishë një numër i madh besimtarësh kanë shoqëruar ceremonialin e hedhjes së kryqit në ujë. Kryqi i shenjtë është hedhur në ujërat e Bistricës. Me hedhjen e kryqit në ujë simbolikisht është bërë edhe bekimi i të gjitha ujërave. Pas Kryqit janë hedhur në ujërat e ftohta disa të rinj.

 

Kryqin e shenjtë në këtë 6 janar e kapi 15 vjecari Panajot Stavro nga Alikua. Ceremonia e Dritës së Ujit të Bekuar ka vazhduar më tej me kthimin e besimtarëve në oborrin e kishës “Shën Vasili”, ku secili prej tyre ka marrë ujë të bekuar për në shtëpitë e tyre.https://ySG8nIoutu.be/eAPgnW

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...