Dimri ‘ulet këmbëkryq’ në Shqipëri, meteorologia Lajda Porja parashikon se çfarë do të ndodhë me motin të mërkurën

Java e fundit e nëntorit ka nisur nën ndikimin e vranësirave dhe kthjellimeve, por dy ditët e para do të jenë veçanërisht të ftohta, si pasojë e masave ajrore të ftohta me origjinë nga veriu i Europës.
Metereologia e Meteoalb, Lajda Porja bën me dije se deri ditën e mërkurë moti do të jetë përgjithësisht i kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta. Në të njëjtën ditë do të shtohen vranësirat, duke bërë që deri të premten një pjesë e mirë e territorit të rrezikohet nga reshjet e shiut dhe në zonat malore nga reshjet e dëborës.
Fundjava pritet të ketë shtim të vranësirave duke risjellë reshje shiu dhe dëbore në zonat malore.
Në dy ditët e para të javës temperaturat minimale do të jenë -4 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa maksimalet pritet të ngjiten jo më shumë se 13 apo 14 gradë.
Nga e mërkura e në vazhdim pritet një rritje graduale e temperaturave deri në vlera minimale pozitive. Vlerat maksimale do të ngjiten në 16-17 gradë Celsius.
Pjesa e dytë e javës pritet të sjellë gjithashtu shtim të intensitetit të erës dhe dallgëzim të lartë në brigjet detare.
Edhe në Kosovë e Maqedoninë e Veriut deri ditën e mërkurë parashikohen kthjellime, ndërsa në vazhdim reshje shiu dhe bore.
Në Kosovë vlerat minimale janë -5 gradë dhe maksimalet jo më shumë se 9 apo 10 gradë, ndërsa në Maqedoninë e Veriut minimalet -3 gradë, ndërsa maksimalet po 10 gradë Celsius.

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...