COVID-19 në Greqi, 3.526 të infektuar dhe 79 viktima gjatë 24 orëve të fundit

- Advertisement -

Është rritur ndjeshëm numri i të intubuarve në ICU, duke tejkaluar barrierën prej 700. Sipas të dhënave të reja të EODY, në 24 orët e fundit janë regjistruar 3526 raste, shtatë  prej të cilave janë zbuluar pas kontrolleve në portat hyrëse të vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 966221. Nga rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 94 konsiderohen të lidhura me udhëtime nga jashtë dhe 2912 janë të lidhura me një rast tashmë të njohur. Numri i pacientëve të trajtuar me intubacion është 715. Mosha mesatare e tyre është 64 vjeç. Nga pacientët e intubuar, 570 janë të pavaksinuar ose
pjesërisht të vaksinuar dhe 145 janë plotësisht të vaksinuar. Që nga fillimi i pandemisë, 3557 pacientë janë larguar nga ICU. Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 79, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 18.595 vdekje.

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...