Bashkia Sarandë pjesë e ReLoad2 për rininë e shoqërinë civile

- Advertisement -

U zhvillua në Kavajë takimi,në kuadër të ReLOaD2, Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkan, me pjesëmarrje të përfaqësuesve të European Union in Albania, Ministres së Shtetit për Fëmijët dhe Rininë, si dhe bashkive të përfshira në projekt, midis të cilave edhe Bashkia Sarandë, e cila u përfaqësua nga nënkryetari Romeo Çakuli.
Në këtë takim u nënshkrua Çertifikata e “përkushtimit”në angazhimin për forcimin e demokracisë pjesëmarrëse dhe bashkëpunimin me shoqërinë civile për katër vitet e ardhshme.

ReLoad2 synon vazhdimësinë e këtij projekti nëpërmjet mbështetjes së 300 projekteve në vitet 2021-2024, duke fuqizuar më tej pjesëmarrjen demokratike dhe përshpejtuar procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, nëpërmjet fuqizimit të rolit aktiv të rinisë dhe shoqërisë civile në vendimmarrje.

ReLOaD2 ka mundësuar iniciativën shumë pozitive të ngritjes së 6 Forumeve Rinore, përkatësisht në Kamëz, Kavajë, Kukës, Lushnjë, Patos dhe Sarandë.

Komponenti Rinor ka një rol kyç në reformat e Ballkanit Perëndimor, sidomos për të kuptuar problematikat dhe nevojat për përfaqësi që kanë të rinjtë, për t’i adresuar këto nevoja edhe në Strategjinë Kombëtare të Rinisë 2022-2029.  /sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...