Banda e Sarandës drejt plakjes, domosdoshmëri rinovimi

- Advertisement -

Në çdo datë përkujtimore, lokale apo kombëtare, apo çelje të sezonit turistik, e pranishme është edhe banda frymore e Bashkisë Sarandë. Ky formacion muzikor u krijua në vitin 1966 dhe drejtues orkestre ishte Osman Banushi nga Tirana. Pas një viti pune e përgatitjeje erdhi dhe momenti që ajo të interpretonte përpara spektatorëve në vitin 1967. Banda e qytetit kishte në përbërjen e saj 40 instrumentistë, të gjithë amatorë që vinin nga klasa punëtore. Për të rritur nivelin e orkestrës Ministria e Kulturës në vitet ’70 të shekullit të kaluar dërgoi dy instrumentistë profesionist, Ramazan Kapaj (klarinetë) dhe Kristo Kote, për instrumentet e tunxhit. Në vitet ’70, orkestra drejtohej nga dirigjenti i talentuar Yllo Papadhima dhe më pas nga Limoz Dizdari, Nikollaq Papa, Namik Xhaferi, Thoma Gjoni dhe Zamir Brinja, ndërsa sot drejtohet po nga Namik Xhaferi. Barba Yllua, kështu i flisnin, drejtoi për disa kohë dhe bandën e qytetit të Delvinës me 17 instrumentistë. Një hop cilësor banda muzikore e qytetit pësoi kur në formacionin e saj u afruan instrumentistë cilësorë që kishin mbaruar Institutin e Lartë të Arteve, si Pajtim Hodri, Andrea Rafti, Bektash Mamuçi dhe Bexhet Shena, të cilët morën në patronazh grupe instrumentistësh, që ata të rrisnin cilësinë e tyre. Ky formacion orkestral e rriti nivelin artistik deri atje sa në takimet kombëtare të vlerësohej dhe me çmim të parë, siç ishte ai i Vlorës në kuadrin e 65 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë në vitin 1977, i Tepelenës, po me çmim të parë në 1979, apo me çmime të treta në takimet në Pogradec në 1982 me dirigjent Nikollaq Papa dhe në Sarandë në vitin 2010 me dirigjent Namik Xhaferi. Përmendëm vetëm drejtuesit e Bandës frymore ndër vite dhe nuk përmendëm pjesëtarët e saj pasi numri i tyre i kalon mbi 100, por mund të përmendim vetëm dy emra, dy vëllezër, dy themelues, që në fillim të krijimit të saj në vitin 1966 e që vazhdojnë të kontribuojnë edhe sot e ata janë Agim dhe Luan Halili. Banda frymore e Bashkisë Sarandë është një formacion muzikor prej 12 instrumentistësh, me një moshë mesatare mbi 60 vjeç, ku nga gjiri i saj vetëm largohen se sa i shtohen rradhët me elementë të rinj. Eshtë e domosdoshme rinovimi i saj sepse për pak kohë ajo do të përfundojë së ekzistuari.  /sarandalife.al/

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...