Kryebashkiaku Adrian Gurma vetëm një ditë pas takimit të zhvilluar së bashku me Prefektin e Qarkut, Flamur Mamaj dhe me përfaqësues të bashkive Sarandë, Delvinë, Finiq e Konispol për të diskutuar mbi planin e masave për pastrimin e mjedisit, ka filluar të marrë masat.
Punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike kanë filluar të pastrojnë në Ksamil dhe përgjatë rrugës automobilistike, ku nuk mungojnë bidonat e ujit apo kanaçet e pijeve që udhëtarët i fluturojnë nga dritarja e makinës.
“Punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në punë, për pastrimin e teritorrit, në Ksamil dhe përgjatë aksit të rrugës automobilistike Sarandë-Ksamil.”, bën me dije Gurma në Facebook duke shpërndarë dhe disa foto nga ky aksion.
/sarandalife.al/