Bashkia Finiq për zgjerimin e linjës së ujësjellësit: “Janë kryer afërsisht 52% e punimeve”

- Advertisement -

Bashkia Finiq bën me dije se vazhdojnë punimet tek objekti : Rikonstruksion dhe zgjerim i linjës ekzistuese të ujësjellësit Krongj-Finiq, linja të reja të jashtme të fshatrave Vrion, Karahaxh, Çlirim, Vromero si dhe linjat e brendshme  të fshatit Çlirim dhe janë në fazën e parë.

Përfitues të këtyre punimeve janë fshtatrat: Finiq, Vromero, Karahaxh,  Vrion, Mesopotam,  Shijan, Shelegar dhe Bistricë.

Punimet kanë filluar më 10.03.2021 dhe pritet të mbarojnë më 10.09.2022.

Bashkia Finiq me anë të një postimi në Facebook informon se ka përfunduar ndërtimi i linjës  së furnizimit të fshatrave Vrion, Shelegar, Vromero, Shijan, Mesopotam i Poshtëm, Mesopotam i Sipërm, si dhe linja e furnizimit të depos 200m3 në Vromero. Afërsisht janë  vendosur 14,600 ml tub HDPE od 90-160 Pn 10-Pn16.

Ka përfunduar ndërtimi i depos 200m3 Vromero dhe 100 m3 Mesopotam ë sipërm.

Kanë përfunduar dhe janë vënë në punë linjat e reja të shpëndarjes dhe lidhjet familjare në fshatin Çlirim dhe në zonën ekonomike. Afërsisht janë  vendosur 6000ml tub HDPE Od25-OD110, janë vendosur 150 matësa familjare së bashku me rakorderitë dhe kasetat.

Po punohet në ndërtimin e veprës së marjes dhe zëvendësimin e tubit të dëmtuar nga vepra e marrjes deri në Krongj. Në veprën e marrjes do të sistemohen edhe linjat e furnizimit për fshatin Krongj si dhe linja e furnizimit të stacionit të pompave të fshatit Muzinë.

“Deri tani janë kryer afërsisht 52% e punimeve.Besojmë që përfundimi i zbatimit të punimeve do të jetë më shpejt se përfundimi i kontratës.”‘ theksoi kryetari i bashkisë Kristaq Kiço.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...