Temperatura pranvere do të mbizotërojnë këtë fundjavë, 27 gradë Celcius max

- Advertisement -

Gjatë ditëve të fundit Shqipëria ka përjetuar temperatura të larta dhe erëra të ngrohta, tipare këto të pazakonta për stinën në të cilën ndodhemi. Meteorologia e Meteoalb, Lajda Porja, ka thënë se këto temperatura janë anormale dhe fundjava do të ngjasojë me stinën e Verës.

Sipas saj, shkak i ditëve të ngrohta janë bërë rrymat jugore që kanë përfshirë Mesdheun. Temperaturat do të shkojnë deri në 27 gradë Celsius, ndërsa në zonat jugore era do të jetë e forta me shpejtësi rreth 60 km/h.

“Nuk është normale Nëntori, edhe pse në stinën e Vjeshtës ka pasur rritje të ndjeshme të temperaturave, duke bërë që njerëzit të dalin edhe me këmishë në fakt. Ndonëse jemi në muajin e fundit të Vjeshtës. Rrymat jugore tashmë kanë përfshirë një pjesë të mirë të Mesdheut duke ndikuar motin edhe në territorin shqiptar.

Pritet që dita e sotme të rezultojë me temperatura 28 gradë, janë krejtësisht anormale krahasuar me vlerat që duhet të shënohen në fakt, janë shumë të larta. Parashikoj që fundjava të mbetet nën ndikimin e temperaturave të larta ku do të jemi në vlerën 26-27 gradë. Po ashtu edhe mëngjeset janë me temperatura relativisht 3 apo 4 gradë më të larta seç duhet të jenë. Përsa i përket motit, moti i kthjellët do të jetë dominant. .

Parashikoj që vranësirat të jenë shumë pak të pranishme dhe kryesisht në zonat veri-veriperëndimore, në këto zona do ketë edhe reshje të izoluara dhe shumë të pakta. Ndërkohë pjesa tjetër mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët.

Kryefjala janë temperaturat e larta, parametri i erës. Era në fakt edhe pse është e ngrohtë, duke qenë se është nga jugu, do ketë herë pas herë fuqizim të saj duke bërë që në zonat jugore të shkojë edhe 60 apo 65 km/h. Pra kemi një fundjavë tipike që i përshtatet Verës përsa i përket temperaturave duke qenë se janë vlera shumë të larta”, u shpreh meteorologia Lajda Porja.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...