Bashkia Finiq shpreh ngushëllimet për ngjarjen e ndodhur në Dropull

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Dropull të Gjirokastrës, ku si pasojë e flakëve në një banesë kanë humbur jetën një çift bashkëshortësh.

Bashkia Finiq ka shprehur ngushëllimet për humbjen e jetës së tyre me anë të një postimi në Facebook.

“Bashkia e Finiqit shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve të çiftit të moshuar nga komuniteti Hllomos për humbjen e tyre të pafajshme. Të moshuarit e pafat dhanë frymën e fundit në përpjekje për të shuar zjarrin që shpërtheu në shtëpinë e tyre, duke zhytur komunitetin lokal në zi. I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre!”, shpreh ngushëllimet Bashkia Finiq.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:20 në fshatin Hllomo. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. P. Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën dy shtetasit e moshuar, shtetasi I. P. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja F. P., të cilët ndodheshin në banesë.

/sarandalife.al/

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...