Basha në mbledhjen me kryetarët e degëve të PD: Të bashkohemi në Kuvendin e 18 dhjetorin, beteja me njëri-tjetrin i shërben…

- Advertisement -

Ditën e sotme kryetari i PD, Lulzim Basha njoftoi mbledhjen e kryetarëve të degëve të PD në selinë blu. Ndërsa mësohet se momentalisht po zhvillohet mbledhja e planifikuar, ku kryedemokrati në fjalën e tij drejtuar kryetarëve të degëve ka theksuar se qëllimi kryesor ishte që Partia Demokratike të dilte e bashkuar nga Kuvendi i lajmëruar nga ai vetë për t’u mbajtur më 18 dhjetor.

Ndër të tjera Basha u shpreh se beteja me njëri-tjetrin brenda partisë së PD nuk do i çonte asgjëkundi dhe vuri në dukje faktin se nga kjo gjendje përfitonte vetëm kryeministri Edi Rama.

“Rama është kundërshtari ynë i përbashkët, pavarësisht çfarë mendojmë në këtë situatë që po kalojmë. Beteja me njëri-tjetrin nuk na çon askund. I shërben vetëm Ramës dhe patericave të tij, që po bëjnë gjithcka që beteja mes nesh të çojë në një ndarje të partisë. Ju jeni dëshmitarë të kësaj “- tha Basha.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...