Ina Zhupa:Rreth 8000 gra dhe vajza denoncojnë çdo vit dhunën në familje

- Advertisement -

Kuvendi i Shqipërisë organizoi sot Tryezën me shoqërinë civile kundër dhunës me bazë gjinore.

Tryeza u drejtua nga Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.

Tryeza u organizua në mbyllje të fushatës 16-ditore të ndërgjegjësimit kundër dhunës me bazë gjinore.

Prej 25 nëntorit, të gjithë personat publik, deputetet, institucionet shtetërore dhe ato private janë përfshirë në një fushatë 16-ditore ndërgjegjësimi kundër dhunës me bazë gjinore.

Është një fushatë globale, e udhëhequr nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe UN Women. Fushata e këtij viti u zhvillua me moton “Ta bëjmë Botën portokalli: T’i japim fund dhunës kundër grave tani!”

Gjithashtu deputetja e Sarandës, Ina Zhupa tha fjalën e saj lidhur me këtë temë.

“Rastësi ose është e menduar, sot është data 10 dhjetor e cila koiçidon 73 vite më parë u miratua deklarata universale “Për të Drejtat e Njeriut” dhe pikërisht dhuna në familje shkel dhe disa të drejta të njeriut. Dhe na jep mundësinë neve të reflektojmë se pavaresisht gjithë konventave, gjithë deklaratave, gjithë institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, gjithë legjislacionit që kemi bërë i cili parashikon mbrojtje, mbrojtje dhe garantim të drejtash, ndërkohë neve kemi vetëm shtim dhe rritje të rasteve të dhunës.

Në 8 vitet e fundit janë vrarë 120 gra dhe vajza në Shqipëri.

Fatkeqësisht Shqipëria renditet në vendet e para në Europë për vrasjen e grave dhe vajzave.
Sipas një raporti publikuar nga zyra e Kombeve të Bashkuara për krimet dhe drogën, Shqipëria ishte me nivelin më të lartë për numrin e vrasjeve të grave dhe vajzave nga partnerët e tyre pra dhuna në familje, dhuna prapa dyerve të mbyllura të shtëpisë.

Rreth 8000 gra dhe vajza denoncojnë çdo vit dhunën në familje, 90% e krimeve seksuale janë kundër fëmijeve dhe kryesisht ndaj vajzave. Vetëm 3 vitet e fundit 365 fëmijë kanë humbur prej të cilëve 258 janë vajza.

Sjell këto të dhëna për të kuptuar që kemi të bëjmë me një problem serioz, me një problem që ka nevojë për një trajtim jo vetëm nga ana legjislative që ne duhet të bëjmë maksimumin tonë por ka nevojë për trajtim shumë dimensional për të kuptuar shkaqet e vërteta dhe jo vetëm për të trajtuar më pas pasoja por shkaqe të vërteta të kësaj rritje të dhunës.

Covid-19 bëri dhe një dëm tjetër përvec dëmit pandemik në jetë njerëzish, bëri dëmin duke i mbyllur brenda shtëpive duke rritur mundësinë për abuzimin, duke ulur kontaktet me të tjerët, duke shkaktuar rritje të papunësisë edhe gjithë atë problematikën që sjell varfëria.

Nga të dhënat e fundit të FMN e cila vlerëson të dhënat e Bankës Botërore në fakt dhe të varfër cilëson ata që jetojnë me 5.5 dollarë në ditë, nxjerr se 1/3 e popullsisë së Shqipërisë jeton me 5.5 dollarë në ditë.

Ju e imagjinoni një familje shqiptare që jeton në këto kushte, frustrimin e kryefamiljarit i cili në këto kushte, në mënyrë të pa shpjegushme dhe nuk është normale kuptohet, por që rrjedh edhe kjo dhe shfryn të gjithë atë dufin tek pjestarët më të dobët të familjes siç janë gratë dhe fëmijët duke e gjetur fajtorin përtej vetes dhe duke munduar që “kjo të jetë zgjidhja afatshkurtër”.

Prandaj është e rëndësishme që ne t`i referohemi gjithmonë shkaqeve, njëri nga shkaqet është edhe sistemi jonë arsimor. Edukimi, se çfarë ne mund të bëjmë edhe për programet e shkollave tona, sa mund të futet në tekstet shkollore dhe të diskutohet për barazinë gjinore, për krimet seksuale, për dhunën në familje për atë që duhet të shikohet nga djemtë dhe vajzat në mënyrë të njëllojtë roli në familje, roli në shoqëri dhe duhet t`i shtyjmë që fëmijë që të tregojnë atë që ndodh sepse rastet janë brenda familjes dhe nuk është turp të tregosh dhunën brenda familjes.

Nuk është turp të tregosh problematika që mund të ndodhin tek psikologu i shkollës dhe këtu mund të ndërhyjmë ndoshta jo vetëm me buxhetin tonë të shtetit por edhe me ndihmë patjetër n.q.s nuk do të jetë mundësia që të shtojmë numrin e psikologëve në shkolla, të shtojmë punonjësit social si një “ekstra ushtri” që viziton shkollat tona.

Sugjeroj të shtojmë trajnimet për mësuesit. A e dini që kur vajtën dhe i pyetën mësuesit në Kavajë mbase kishte ndodhur një rast krimi seksual, i thanë pse nuk e keni denoncuar këtë gjë? Thanë që nuk e dinin që është krim dhe që kishin detyrim për ta denoncuar.

Edhe vetë mësuesit kanë nevojë për trajnime, vetë mesuesit kanë nevojë për ta rikonceptuar se cfarë është dhuna në famillje, se cfarë është një fëmijë i abuzuar, se kush janë krimet seksuale dhe çfarë duhet bërë. Mos harroni se vetë mësuesit jetojnë në disa familje që mund të jenë vetë pre e dhunës në familje dhe e quajnë edhe normalitet këtë gjë apo mund ta bëjnë edhe ato me fëmijët e tyre duke shfryrë edhe atë ngarkesën që mund të kenë gjatë ditës.

Prandaj është një cikël i cili duhet trajtuar në disa drejtime dhe nuk mund të lihet vetëm në drejtimin e policisë në kuptimin e padisë që mund të bëj një person i cili është abuzuar dhe kjo mund të jetë vetem gruaja pasi fëmijët nuk mund të shkojnë të bëjnë denoncim në polici dhe ndaj duhet të gjithë këto mekanizmat e tjera të psikologut, të prindit tjetër që ndërgjëgjësohet qe i ndihmon, të mesuesit, pra të hallkave të tjera të shoqërisë në mënyrë të tillë që ne të mund të jemi sa më efektiv.

Në rastet e fundit që ne kemi dëgjuar dhe mbi 50% të rasteve gra që janë vrarë kanë qenë gra që kanë pasur një urdhër mbrojtje. Dhe urdhëri i mbrojtjes ishte një vendim po i gjykatës i cili urdhëronte shprehimisht atë që është abuzuesi duke i thënë për të qenë korrekt; duke urdhëruar që të mos kryejë dhunë, që të mos kërcënojë familjen ndaj paditësit, duke e urdhëruar dhe të gjitha janë urdhëron, urdhëron, urdhëron duke e lënë po them “në ndërgjegjen” e atij që është paditur për të ndryshuar rrugë. Policia ka raste kur ato jetojnë ende brenda të njejtës shtëpi dhe policia në gjitha rastet që reagon e mban abuzuesin 24 orë dhe e liron prapë pra këto ne mund të kemi mundësinë që ti rregullojmë dhe mund të bëjmë diçka në këtë drejtim.

Dhe për ta mbyllur sepse ka shumë dhe do të kemi dhe mundesi të tjera që të flasim, përgëzoj dhe besoj që duhet ta marrim parasysh dhe ta nisim si një fushatë “ JO UNË”- “NOT ME” sepse është shumë e rëndësishmë që gjithsecili të vetë ndërgjegjësohet në rradhë të parë dhe ta përjashtojë veten nga cikli i dhunës ne familje.

Shumë Faleminderit!”, bën thirrje për ndërgjegjësim Ina Zhupa.

/sarandalife.al./

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...