Ambasadorja e Greqisë në Tiranë Sofia Filippidou në Bashkinë Finiq

- Advertisement -

Ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Sofia Filippidou, ishte në zyrat e Shoqatës Kulturore “Agios Kosmas”, ku pati rastin të bisedonte me Kryetaren e Shoqatës, Aneta Gudi si dhe me Kryetarin e Bashkisë së Finiqit , Kristo Kiço. Gjatë vizitës së saj, Znj. Ambasadore u shoqërua nga Kryetari i Bashkisë Z. Kiço në Qendrën Kulturore “Katina Pappa” në Livadhja, e cila u përfundua përmes programit ndërkufitar “Rhythm”. Më pas, Ambasadorja, e shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë z. Kiço dhe kryeplaku i fshatit ,z. Pavllo Taçi, vizitoi djepin e kulturës së zonës, fshatin e Dhrovjanit. Atje ajo mundi të eksploronte monumente që pasqyrojnë madhështinë e trashëgimisë sonë kulturore ndër shekuj. Dhrovjani është një pikë referimi trashëgiminë tonë prandaj është parashikuar ngritja e një Muzeu të Kulturës si dhe bëhen përpjekje për ndërtimin e rrjetit të ri rrugor. Vlen të përmendet se projektet janë jetike dhe do të mbështesin shumë zhvillimin e turizmit dhe rivitalizimin e trashëgimisë sonë kulturore, natyrisht edhe brenda kuadrit të projektit MileSTONES III. Në fund, Kryetari i Bashkisë Finiq falënderoi Ambasadoren Znj. Filippidou, për diskutimin konstruktiv, detaje këto që bëhen publike në faqen e bashkisë Finiq.

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...