22 vite pa doktor Vedat Beqi – mjekun duar artë

- Advertisement -

Sot në këtë shkrim do tju flasim për një nga figurat që ka bërë emër për vite të tëra në Jugun e Shqipërisë…Kush është?!…do pyesni veten…Bëhet fjalë për të parin mjek gjinekolog të ish rrethit të Sarandës,Dr.Vedat Beqi.. Në muajin nëntor të këtij viti mbushi 22 vite që është larguar nga jeta. Dr.Vedati ka lindur në 1 maj të vitit 1933 në Borsh të Sarandës.Mbeti i vogël jetim, pasi nëna ju vra nga bombardimet gjermane kështu që u rrit nën kujdesin e njerëzve të afërm.Shkollën e mesme për ndihmës mjek e mbaroi në Tiranë me rezultate shumë të mira dhe filloi të ushtrojë profesionin e ndihmës mjekut në Tiranë për disa vite.Këto vite do t’i shërbenin shumë si përvojë gjatë studimeve të larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës,të cilin e mbaroi me rezulate të shkëlqyera.Pas përfundimit të Universitetit në vitin 1963 Dr.Vedati emërohet si mjek në maternitetin e Shkodrës ku punoi për rreth 4 vjet dhe në vitin 1967 transferohet si mjek gjinekolog në Sarandë,ku vazhdoi të punojë deri në fund të jetës së tij.Ishte i vetmi mjek gjinekolog për gjithë rrethin e Sarandës dhe natyrisht që i duhej të luftonte në kushte shumë të vështira për të shpëtuar jetën e mijëra grave,nënave,të priste fëmijët që vinin në jetë pa aparatura bashkëkohore e me mungesa të theksuara në medikamente mjekësore. Të vetmet gjëra që kishte besim ishte bisturia, e cila ndihej e sigurt në duart e Tij, ishin aftësitë e Tij profesionale dhe dashuria e pasioni për profesionin e mjekut të cilat do t’i vinte në shërbim të pacientit. Askush nuk mund ta imagjinojë ngarkesën, sakrificat që ka bërë Dr. Vedatisi i vetmi mjek gjinekolog për rreth 18 vjet rrjesht, më mirë se personeli me të cilët ka punuar dhe familja e Tij. Për mjekët e sotëm është e pa imagjinueshme. Dihet se urgjencat, shumica e të cilave ishin akute,sidomos rastet e aborteve të provokuara me mjete primitive, lindjet e vështira, apo operacionet e nevojshme për nënat që u duhej të sillnin në jetë fëmijët përmes tyre,sillnin netë të tëra pa gjumë,lënë përgjysëm dreka,darka, shëtitjet me familjen,kafen me shokët pas pune,sepse Krisanthi me bluzën e bardhë dhe mjeti i spitalit e ndiqte kudo që shkonte.Dr. Vedati nuk i përkiste vevetes,familjes,të afërmve të tij,por pacientit.Nuk gëzonte jetën e tij,e të familjes pa fituar jetën e pacientit, jetonte me shqetësimet, problemet dhe kohën e pacientit.Ky ishte shpirti i vërtetë i Tij.Krahas praktikës në punën e përditshme,Dr. Vedati studionte literaturë mjekësore,kërkonte forma dhe metoda të reja për një nivel më të lartë shërbimi ndaj pacienteve, sic ishin operacionet cezariane të aplikuara prej tij.Sa e sa raste të vështira janë trajtuar prej Tij, sa jetë janë shpëtuar. Me mijëra operacione të kryera prej Tij me sukses, sa ndonjëherë me humor i thoshte bashkeshortes së vet Hasies,”dije se kur të vdes mushkëritë e mia do të jenë plot narkozë. Atë pak kohë të lirë që kishte kur ishte në zyrë e shfrytëzonte për të lexuar literaturë mjekësore të nivelit bashkëkohor, apo edhe romane të autorëve vendas dhe të huaj.I pëlqente të gjitha llojet e muzikës sonë dhe asaj botërore,këngëtarët me famë botërore të viteve 70-80 etj.Për t’u shplodhur kalonte kohë me familjen që më shumë e shikonin në maternitet.Për të larguar stresin udhëtonte me motor dhe shkonte për peshkim.Forcën e gjente te mbështetja në familje, tek përkrahja e miqve të vërtetë që e donin jo si mjek,por për atë që ishte Dr.Vedati,i dashur e i respektueshëm me ata që meritonin respektin e Tij, i ashpër kur duhej, i drejtë, i sinqertë, thoshte hapur mendimin e Tij për këdo dhe për çdo gjë, me një zemër shumë të madhe, korrekt, shumë kërkues ndaj vetes dhe bashkëpuntorëve e gjithë personelit që e rrethonin. Dr. Vedati ja kushtoi gjithë jetën e Tij pacientëve.Në sytë e Tij reflektohej gëzimi, lumturia e nënave, lumturia e jetëve të reja që vinin, por edhe lumturia e familjarëve që prisnin jashtë maternitetit për lajmet e gëzuara që merrnin pas çdo lindje. Shumica e tyre qëndronin ulur mbi bordurën e betonit dhe prisnin të dilte Doktor Vedati,ta përqafonin e ta falenderonin.Ashtu si skalitet me daltë mermeri,ashtu dhe Dr. Vedati ka skalitur me daltë emrin e tij në zemrat e mijëra pacienteve,nënave, motrave,vajzave, gjithë familjeve të tyre brez pas brezi jo vetëm në Sarandë e fshatra, por në gjithë Jugun e Shqipërisë. Skalitja është shumë e thellë që nuk mund ta fshijë askush, kushdo qoftë ai.Këshilli Bashkiak i Sarandës në nëntor të vitit 2002 e ka shpallur Dr. Vedatin me titullin “ Qytetar Nderi” i Sarandës. Sarandalife.al shpreh respektin e vet, për këtë figurë dinjitoze të mjekësisë dhe jemi krenarë që ishte biri i Sarandës.

 

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...