Zyrtarizohet japonezi tek “Butrinti”

- Advertisement -

Tjetër zyrtarizim te Butrinti. Pas Ardit Jaupajt, vjen radha e japonezit Juta Takahashi. Edhe pse kishte ditë në Sarandë, psk ditë më parë ka nënshkruar kontratën dhe është prezantuar si afrimi më i ri në këtë merkato dimri. Nuk është një emër i panjohur në vendin tonë, pasi mesfushori ka gati dy vite në Shqipëri. Nëse një sezon më parë luajti te Burreli në Kategorinë e Parë, pjesën e parë të këtij edicioni e mbylli tek Elbasani në Kategorinë e Dytë. Ai ka firmosur një kontratë gjashtëmujore me sarandiotët, por me opsion rinovimi. Më herët tek “Butrinti” është afruar edhe Bernardo Bazaj me Çinonso Onuh, por nuk do të mbyllen këtu llogaritë me përforcimet. Klubi ka në plan që të sigurojë shërbimet edhe të një mesfushori nga Argjentina, që ka luajtur më parë në Kategorinë Superiore. E megjithatë, emri mbetet ende “enigmë”. Me investimet që kanë bërë për këtë merkato, por edhe me sigurinë financiare, duket se skuadra do të synojë që të zërë një vend nderi në tabelën e renditjes e të mos diskutojë mbijetesën.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...