Drejt përfundimit rruga Dermish – Jermë

- Advertisement -

Janë drejt përfundimit punimet e aksit rrugor Dermish-Jermë, projekt ky i financuar nga buxheti i shtetit. -Sipas firmës kontraktore, punimet për përfundimin e aksit rrugor Dermish-Jermë janë në fazën përfundimtare.

Një projekt i financuar nga buxheti i shtetit që kap vlerën e gati 62 milionë lekëve dhe përfshin ndërtimin e plotë të arteries kryesore ndërmjet dy komuniteteve.

Së shpejti do të nisë asfaltimi, duke përmirësuar ndjeshëm jetën e përditshme të banorëve, pasi do t’i shërbejë kalimit të dhjetëra mjeteve dhe kalimtarëve. Kënaqësi të veçantë për ecurinë e projektit shprehu edhe kryetari i bashkisë së Finiqit, z. Kristo Kiço, “Çdo projekt që realizohet është fillimi i një tjetri.

Për ne përmirësimi i përditshmërisë së bashkëqytetarëve tanë është synim i vazhdueshëm dhe njëkohësisht garanci për ngritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonës sonë”, theksoi ai”, bëhet publike në faqen e bashkisë.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...