Zhvillohen aktivitete për festën e 7 Marsit. Kujtohet Luan Ahmeti

- Advertisement -

Në kuadër të 7 Marsit, Festës së Mësuesit, në sallën e Bashkisë u zhvilluan dy veprimtari. Shkolla jo publike “Dea 2001” në këtë ditë organizoi veprimtarinë kushtuar ish – themeluesit të kësaj shkolle, mësues Luan Ahmeti, që u largua nga jeta para disa kohësh. Në veprimtari mernin pjesë familjarë të Luanit, nxënës, prindër, kolektivi pedagogjik.Merrte pjesë gjithashtu edhe Kryetari i Bashkisë z. Adrian Gurma, i cili përshëndeti të pranishmit në emër të institucionit që ai drejton. Ish nxënës dhe kolegë të mësues Luanit sollën kujtime dhe mbresa nga puna e tij. Në koncertin e përgatitur enkas u sollën krijime të nxënësve për mësues Luanin, si dhe u luajtën pjesë instrumentale e u kënduan këngë nën prezantimin e moderators Pranvera Brinja.Merrte pjesë gjithashtu edhe Kryetari i Bashkisë z. Adrian Gurma, i cili përshëndeti të pranishmit në emër të institucionit që ai drejton. Ish nxënës dhe kolegë të mësues Luanit sollën kujtime dhe mbresa nga puna e tij. Në koncertin e përgatitur enkas u sollën krijime të nxënësve për mësues Luanin, si dhe u luajtën pjesë instrumentale e u kënduan këngë nën prezantimin e moderators Pranvera Brinja.

Po në këtë ditë nga Zyra Rajonale Arsimore Sarandë – Konispol, u zhvillua ceremonia për ndarjen e Çertifikatave Vlerësimi për mësues të dalluar, të cilat u dhanë nga përgjegjësja e kësaj zyre, Majlinda Mavro dhe Deputeti z. Niko Kuri, Kryetari i Bashkisë z. Adrian Gurma dhe nënprefekti z. Mirosh Birjani. Në kë aktivitet u kujtuan dhe mësues të larguar nga jeta këto kohët e fundit.

Po në kuadër të 7 Marsit, tashmë e kthyer në traditë, për mësuesit pensionistë Bashkia shtroi një drekë festive.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...